Bisedo direkt rreth kesaj çështje

Procedura e shqyrtimit të kërkesës

Neni: 
27

Kërkesa për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore paraqitet në gjykatën kompetente për shqyrtimin e çështjes në themel. 

2.  Gjykata shqyrton kërkesën në përputhje me parashikimet në legjislacionin procedural dhe, për aq sa është e mundur, me parashikimet e nenit 22 të këtij ligji. 

3.  Gjykata, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe parashikimet në legjislacionin procedural, pas shqyrtimit të kërkesës vendos:

                a) pranimin e kërkesës për  përjashtimin nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore;

                b) rrëzimin e kërkesës për përjashtimin nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve  gjyqësore.

4. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit, sipas parashikimeve të nenit  22 të këtij ligji.

5. Vendimi i pranimit të kërkesës për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore i njoftohet menjëherë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

Kjo dispozitë ka natyrë proceduriale duke përcaktuar disa norma bazë të veprimtarisë së gjykatës në shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin nga pagimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore. Paragrafi i parë i këtij neni përcakton se gjykata kompetente që shqyrton themelin e cështjes gjyqësore është ajo që duhet të marrë vendimin edhe për përjashtimin. Cështja e gjyktës kompetente dhe përcaktimi i saj në situatat juridike të ndryshme, sic përshkruhet në komentin e nenit 22 të këtij ligji, është njëlloj i vlefshëm edhe për formulimin e pikës së parë të nenit 27.

Ky nen, në pikën 3 të tij, përcakton se gjykata ka vetëm dy opsione në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kërkesës: atë të pranimit për përjashtimin nga pagimi i një ose të gjithë tarifave dhe/ose shpnezimeve gjyqësore ose rrëzimin e kërkesës. Gjykata nuk ka opsion e tretë, sikundër parashikohet në legjislacionin procedurial, atë të pranimit të pjesshëm të kërkesës për përjashtim nga pagimi i taksave dhe/ose shpenzimeve gjyqësore. Duke qënë se ligji “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” është lex specialis atëherë, pavarësisht se ekziston edhe nje opsion tjetër për gjykatën sipas Kodit të Procedurës Civile, një gjë e tillë është e pamundur sepse formulimi i pikës 3 të këtij neni  nuk e lejon  pranimin e pjeshëm të kërkesës.

Pika 4 e këtij neni përcakton se vendimi i pranimit nga na e gjykatës të kërkesës për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore, i njoftohet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. Në rast se vendimi i rrëzëimit të kërkesës nga gjykata e shkallës së parë ankimohet dhe Gjykata e Apelit vendos prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe pranimin e kërkësës, atëherë ky vendim i gjykatës së apelit duhet t’i njoftohet menjeherë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

Ligji nuk parashikon të drejtën e ankimit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas ndaj vendimit të miratimit të kërkesës, edhe në qoftë se evidentohet qartazi se vendimi është dhënë në shkelje flargrante të ligjit ose kërkesa është haptazi e pabazuar apo kur kërkuesi nuk përmbush kriteret ligjore për ta përfituar përjashtimin nga pagimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore. 

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.