Bisedo direkt rreth kesaj çështje

Zbatimi i vendimit

Neni: 
28

Vendimi gjyqësor për përjashtimin nga pagimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në përputhje me parashikimet e legjislacionit procedural. 
Pagesa e shpenzimeve gjyqësore, për të cilat është vendosur përjashtimi, përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Drejtësisë dhe paguhet nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas. 
Pagesat që kryhen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, sipas pikës 2, të këtij neni,  nuk mund të tejkalojnë masën e shpërblimit për ekspertët dhe dëshmitarët në një proces gjyqësor, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. 
Rregullat dhe procedurat e kryerjes së pagesave, sipas pikës 2, të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Drejtësisë, pas marrjes së mendimit nga ministria përgjegjëse për financat. 

Vendimi gjyqësor për përjashtimin nga pagimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore nëpërmjet këtij neni konsiderohet si titull ekzekutiv.  Në kuptimin juridik, titulli ekzekutiv është akti përfundimtar që përmban njohjen e detyrimit të plotë, të saktë, të përcaktuar të një personi apo subjekti kundrejt një tjetri sipas parashikimeve të ligjit. Në këtë rast detyrimi I plotë dhe i saktë është përcaktuar me vendim gjykate dhe ‘debitor’ është organi shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe më konkretisht njësia përbërëse e saj Drejtori e Ndihmës Jurudike Falas.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës përsa kohë është titull ekzekutiv bëhet në përputhje me Pjesën e Kartërt të Kodit të Procedurës Civile. Në çdo rast për ekzkutimin e vendimit të gjykatës, e cfarëdo lloj juridiksioni qoftë ajo, nuk është e nevojshme nxjerrja e urdherit të ekzekutimit. Mjafton për qëllim të ekzkekutimit të vendimit shprehja standarte se në rast se nuk përmbushet vullnetarit detyrimi nga ana e institucioneve shtetërore, atëherë ngarkohet përmbaruesi me ekzketimin e vendimit gjyqësor. 

Rregullat dhe procedurat e kryerjes së pagesave të shpenzimeve gjyqësore  për të cilat është vendosur përjashtimi në rastin e dhënies së ndihëms juridike janë të përcaktuara nga Udhëzimi nr. 6, datë 20.08.2019 i Ministrit të Drejtësisë. Sias përcaktimit të këtij Udhëzimi brenda 15 ditësh nga data e shpallejes së vendimit nga gjykata për përjashtimin nga pagesat e shpenzimeve gjyqësore, dëshmimtari, eksperti dhe përkthyesi  paraqesin prna ëDrejtorisë së ndihëms juridike  dokumente tatimore për shërbimet e ofruar dhe sipas rastit. Dokumentacion vërtetues si vijon:

- dokumentin tatimor për shpenzimet e transportit;

- dokumentin tatimor për shpenzimet e fjetjes;

- dokumentin me karakter vërtetues të vendit të punës dhe vlerës së pagës;

- vërtetimin bankar nga një bankë e nivelit të dytë për deklarimin e numrit të llogarisë në lekë.

Në praktikë do të ishte më e plotë që Udhëzimi i sipërcituar të parashikonte edhe procedurën sesi dëshmitari, eksperti apo përkthyesi do të paraqisin dokumentacionin pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike. Psh Udhëzimi mund të plotësohej me mënyrën e  komunikimit të një eksperti që kryen një akt ekspertize në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe për të cilën është marrë vendim nga gjykata se pala përjashtohet nga pagimi i këtij akti ekspertize.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.