Bisedo direkt rreth kesaj çështje

Buxheti

Neni: 
33

1. Shpenzimet për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, në të gjitha format e saj, mbulohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme. 

2. Fondet për ndihmën juridike të garantuar nga shteti përbëjnë zë të veçantë në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. 

Të gjithё shpenzimet për ndihmën juridike, në formën e ndihmës juridike parësore, ndihmë juridike dytësore, përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore, dhe përjashtim nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit përballohen nga buxheti i shtetit, përsa kohë sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndihma judike ndaj kategorive përfituese të saj, sipas kritereve të këtij ligji, është detyrim pozitiv i shtetit. Fondet janë pjesë e buxhetit të shtetit për çdo vit, por njëkohësisht në funskion të saj mund të vendosen fonde të tjera të ligjshme që përfitohen, sikunder mund të jenë donacionet, marrëveshjet e bashkëpunimit mes përfaqësueve të shtetit (në rastin konkret Ministrit të Drejtësisë) dhe organizatave apo financimeve ndërkombetare. 

Ndërsa përgjegjësia për ofrimin e ndihës juridike, në të gjitha format e saj, është përgjegjësi e shtetit dhe mungesa e burimeve të mjaftueshme financiare nuk përbën justifikim për mosofrimin e saj apo ofrimin me cilësi të dobët, shoqëria civile ka një rol kresor gjithashtu në ofrimin e këtij shërbimi. Në shumë raste praktikat e bashkëpunimit mes institucioneve shtetëore dhe organziatave të shoqërisë civile në fushën e ndihmës juridike kanë qënë të suksesshme për të përballuar kërkesën e popullsisë për ndihmë juridike dhe njëkohësisht kursim dhe efikasitet të fondeve buxhetore të dedikuara për këtë qëllim.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.