Rastet e kthimit të përfitimeve

Neni:
31

Në rast se një person, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose përjashtimin nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, i kanë ndryshuar rrethanat në një mënyrë të tillë që nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë subjekt përfitues i ndihmës juridike dytësore, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas i njofton përfituesit të ndihmës juridike detyrimin për kthimin vullnetar të shpenzimeve të kryera, shumën konkrete dhe afatin për përmbushjen e këtij detyrimi. Procedura, periodiciteti dhe rregullat e verifikimit të ndryshimit të rrethanave përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Drejtësisë.

2. Në rast të mosekzekutimit vullnetar të detyrimit për kthimin e shpenzimeve brenda afatit të caktuar, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas paraqet kërkesëpadi në gjykatë, duke kërkuar kthimin e shumës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Parashikimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, do të zbatohen dhe në rastin kur personi, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose përjashtimi nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore ose avokati i caktuar:

nuk e ka paraqitur kërkesëpadinë në gjykatë, pas kalimit të një afati tremujor nga data kur vendimi i gjykatës për pranimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore ka marrë formë të prerë;
ka hequr dorë nga gjykimi i padisë, nga e drejta e padisë, nga ankimi dhe rekursi apo nga ekzekutimi  i urdhrit të ekzekutimit.

Neni 31 i ligjit parashikon kthimin e përfitimeve të personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose përjashtimin nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, në dy raste:

a) perfituesit i kanë ndryshuar rrethanat ekonomike dhe për pasojë nuk plotëson më kërkesat për të qënë përfitues i ndihmës juridike dytësore;

b) pavarësisht se ka bërë kërkesën dhe ka përfituar ndihmën juridike dytësore, para paraqitjes së kërkesëpadisë, nuk e ka bërë një gjë të tillë brenda 3 muajve kur vendimi përkatës i gjykatës ka marrë formë të prerë, ose në fazën e gjykimit ka hequr dorë nga gjykimi i padisë, ankimi, rekursi ose ekzekutimi i vendimit të gjykatës.

Pavarësisht se ky nen paraqet vetëm përfituesin e ndihmës juridike në rolin e tij si paditës, të njëjtat rrethana dhe kushte janë të zbatueshme edhe në rastin kur përfituesi i ndihmës juridike është i paditur në një proces gjyqësor.

Ky nen parashikon nxjerrjen e një akti nënligjor të rëndësishëm dhe më konkretisht aktin që do të përcaktojë procedurat, periodicitetin dhe rregullat e verifikimit të ndryshimit të rrethanave. Akti nënligjor i sipërcituar miratohet nga Ministri i Drejtësisë dhe i jep “jetë” zbatimit në praktikë të këtij neni.

Zbatimi përcaktimeve të bëra në këtë nen përbëjnë një sfidë të vërtetë për Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas. Për të zbatuar drejt dhe në mënyrë të shpejtë kërkesat e përcaktuara në këtë nen, kjo Drejtori e ka të domosdoshme pasjen në kohë të informacionit real për çdo përfitues të ndihmës juridike dytësore. Suksesi i zbatimit të kësaj dispozite do të varet plotësisht nga marrja e këtij informacioni dhe për pasojë edhe vendimarrja përkatëse në bazë të tij. Një rol të rëndësishëm në këtë aspekt të paktën për veprimtarinë gjyqësore vlerësojmë se duhet të luajnë kancelarët e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit,  të cilët, sipas hierarkisë juridike dhe marrdhënieve me Ministrinë e Drejtësisë duhet të informojnë këtë Drejtori me Informacionin e poseduar nga gjykatat. Nga ana tjetër, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas është e nevojshme të ketë edhe akses në një sërë regjistrash publikë (psh kadastër, mjetet e transportit, etj.) në mënyrë që të ketë mundësi të verifikojë gjendjen financiare dhe ekonomike të përfituesve të ndihmës juridike dhe mosndryshimit të saj gjatë shqyrtimit të çështjes së tyre në gjykatë.

Komentet

is it legal to buy drugs from canada pharmacy technician online degrees

canada drugs pharmacy reviews rate online pharmacies

peoples pharmacy kroger pharmacy refills online

reputable canadian pharmacies top canadian online pharmacies

female viagra tablets price of viagra 100mg in canada https://aviagrasbt.com/

erex sildenafil 100mg can i take 200 mg of sildenafil? https://sildenafilkiol.com/

https://sildenafilmg.com/ buy real viagra online

clomid price in india order clomid canadian