Ndryshim (Heqja, pakësimi ose shtimi) i detyrimit për ushqim.

Familjare

Në Kod e Familjes është parashikuar shprehimisht mundësia e heqjes, pakësimit ose shtimit të detyrimit për ushqim. Një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me anën e një vendimi të ri të gjykatës. Kjo e fundit vihet në lëvizje nga çdo i interesuar. Si të tillë mund të paraqiten, i detyruari për dhënien e detyrimit për ushqim ose përfituesi i këtij detyrimi, ose personat e detyruar të një shkalle të mëparshme. Në nenin 207 të Kodit të Familjes përcaktohet se, gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, mund të pakësojë, të heqë ose të shtojë detyrimin për ushqim, të caktuar me vendim të formës së prerë, kur rrethanat në bazë të të cilave është dhënë vendimi kanë ndryshuar më vonë. Detyrimipërushqimmundtëpakësohetedhepërshkaktësjelljessëçrregulltosetëqortueshmetëpersonitqë e përfitonatë.

Heqja e detyrimit për ushqim bëhet në rast se nuk ekzistojnë më rrethanat e nevojës që justifikuan vendosjen e këtij detyrimi. Shtimi i detyrimit për ushqim mund të realizohet për shkak të shtimit të të ardhurave të personit që detyrohet ose për shkak të rritjes së nevojave të personit që përfiton detyrimin për ushqim. j. Pakësimi i detyrimit për ushqim mund të realizohet ose për shkak të pakësimit të nevojave të personit përfitues ose për shkak të pakësimit të mundësive të personit të detyruar. Në një rast të tillë, mund të caktohet detyrimi për ushqim (për difrerencën) ndaj personave të tjerë të përcaktuar në Nenin 192 të Kodit të Familjes.

Sa i përket pakësimit të detyrimit për ushqim, Kodi ka parashikuar edhe një rast tjetër, që lidhet ngushtësisht me sjelljen e personit përfitues. Kështu, nëse personi që përfiton detyrimin për ushqim mban një sjellje të çrregullt ose të qortueshme, ky detyrim me kërkesën e personit të interesuar (dhënësi i detyrimit për ushqim) mund të pakësohet. Sjellja e çrregullt mund të lidhet p.sh: me mënyrën e përdorimit të detyrimit për ushqim nga përfituesi i këtij detyrimi, ndërsa sjellja e qortueshme mund të jetë p.sh: fyerja ose keqtrajtimi i dhënësit të detyrimit për ushqim nga përfituesi i këtij detyrimi.