Dhënia e ndihmës juridike dytësore nga avokatët

Neni:
24

Avokatët që japin shërbimet e ndihmës juridike dytësore plotësojnë këto kushte:

a) kanë aplikuar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe janë përfshirë në listën e avokatëve që  ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore;

b) kanë lidhur një kontratë vjetore shërbimi me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas;

c) janë caktuar për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike dytësore nga organi procedues ose dhoma vendore e avokatisë;

ç) janë të specializuar në fusha të së drejtës, kur specializimi është i nevojshëm, si në rastin e  përfaqësimit të të miturve, të viktimave dhe në raste të tjera të parashikuara me ligj.

2. Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:

dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës  juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;
dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.

Parashikimet e pikës 2, të këtij neni, nuk zbatohen në rastin kur kërkesa për ndihmë juridike dytësore është paraqitur nga i pandehuri pa mjete të mjaftueshme financiare tek organi procedues që fillon hetimin.
Avokati i caktuar, menjëherë pasi njihet me vendimin e gjykatës kompetente dhe vendimin e dhomës vendore të avokatisë ose me vendimin e organit procedues mbi caktimin e tij si avokat për dhënien e ndihmës juridike dytësore, hyn në marrëdhënie me personin, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe fillon dhënien e shërbimeve të kërkuara.
Avokati i caktuar zëvendësohet nga një avokat tjetër, nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, vetëm në rast se konstatohet një konflikt interesi midis avokatit dhe personit, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.
Vendimi për zëvendësimin e avokatit të caktuar nga një avokat tjetër nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore merret nga:                                                                                   a) organi procedues, në rast se avokati që do të zëvendësohet është caktuar nga ky organ;               b) dhoma vendore e avokatisë, në rast se avokati që do të zëvendësohet është caktuar prej saj.

Ndihma juridike dytësore jepet vetëm nga avokatët dhe që përmbushin paraprakisht kërkesat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Ky nen përmban një parim të rëndësishëm të ofrimit të ndihmës juridike dytësore, parimin e rotacionit për ofrimin e ndihmës juridike dytësore, zbatimi i të cilit i është besuar si detyrë dhomës vendore të avokatisë.

Gjithsesi, zbatimi i parimit të shpërndarjes së barabartë të çështjeve mes avokatëve që ofrojnë ndihmë juridike dytësore ( parimi i rotacionit) nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, sepse mekanizmi i ofrimit të ndihmes juridike dytësore duhet të udhëhiqet më shumë nga interesi më i lartë i përfituesit apo përfitueses të saj, sesa nga preokupimi i shpërndarjes së ngarkesës së barabartë së çështjeve mes avokatëve. Për pasojë, në këtë aspekt, dhoma vendore e avokatisë dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë kanë një rol thelbësor për të luajtur në zbatimin e kësaj dispozite e parë e lidhur ngushte me këtë parim. Këto dy instrumenta me aktet e tyre të brendshme mund dhe duhet të mudësojnë një balancë të drejtë mes parimit të shërbimit më të mirë dhe mbrojtjes së interesave të përfituesit/përfitueses të ndihmës dhe prokupimit për të mos lejuar përqëndrimin vetëm në disa avokatë të shërbimit të ndihmës juridike dytësore.

Sistemi i ndihmës juridike i vendosur me këtë ligj nuk parashikon të drejtën e personit që përfiton ndihmën juridike të zgjedhë avokatin e tij mbrojtës, kur ky i fundit zgjidhet nga mekanizmi i ndihmës juridike falas. Sistemi aktual i ndihmës juridike ndjek parimin e rotacionit të caktimit të mbrojtësve ligjorë. Është me shumë rëndësi që në kontratën përkëtase të ofrimit të shërbimit dhe zbatimit të saj në praktikë, - kjo është e rëndësishme të ndiqet me detaje si nga dhoma e avokatisë ashtu edhe nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas - se baza ligjore në fuqi mundëson dhe garanton që ofruesit e ndihmës juridike dytësore (avokatët) të krijojnë dhe mbajnë në vazhdimësi një marrëdhënie besimi me klienetët e tyre përfitues të ndihmës juridike dytësore. Kjo është e vetmja mënyrë që të arrihet një nivel i arsyeshëm i cilësisë së mbrojtjes juridike. Standartet e cilësisë, dhe kontrata e lidhur mes avokatit dhe Drejtorisë duhet të parashikojë një marrëdhenie besimi dhe konfidencialiteti avokat-klient, e shtrirë në kohë, dhe që duhet të fillojë të veprojë menjëherë pas emërimit si avokat për të mbrojtur një përfitues të caktuar të ndihmës juridike dytësore.

Pika 6 e këtij neni duhet të interpretohet në mënyrë sa më të zgjeruar, gjë e cila do të thotë që ofrimi i një mbrojtje cilësore, është pjesë e rëndësishme e detyrimeve kontraktuale të avokatit mbrojtës, ndaj personit që përfiton ndihmën juridike dytësore. Kur shkelet ky detyrim kontraktual atëherë pasoja e mënjëhershme duhet të jetë zgjidhja e saj dhe për pasojë edhe zëvendësimi, sa më parë që të jetë e mundur, i avokatit mbrojtës, sipas të njëjtës procedurë me atë që parashikohet në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 6 të këtij neni.

Nuk ka asnjë standard ndërkombëtar sesi duhet skicuar sistemi i pagesave për avokatët që ofrojnë ndihmën juridike dytësore. Një gjë e tillë iu është lënë vetë shteteve në diskrecionin e tyre të plotë ta përcaktojnë. Sidoqoftë, shtetet nuk kanë një hapësirë vlerësimi të pakufizuar vlerësimi për krijimin e sistemit të pagesave. Është e rëndësishme që tarifat dhe / ose rimbursimi i kostove që lidhen me sigurimin e ndihmës juridike dytësore të jenë të arsyeshme për të motivuar dhe mundësuar për avokatët për të siguruar mbrojtje të përshtatshme për klientët e ndihmës juridike, përfshirë edhe mbledhjen e provave.

Sistemi i pagesave për ndihmën juridike është dhe gjithnjë do të jetë objekt diskutimi. Burimet e një qeverie janë përherë të kufizuara për ta përballuar atë sa më mirë dhe njëkohësisht avokatët dhe OJQ-të kryesisht kërkojnë shpërblim më të mirë. Nuk është e thjeshtë të krijosh një sistem që mban ekuilibrin e personave më të paguar për të gjithë palët e interesuara dhe që gjithashtu garanton që numri i ofruesve të ndihmës juridike është i mjaftueshëm për nevojën e përfituesve të saj, që tarifat janë të arsyeshme dhe që kostot janë të përballueshme për qeverinë dhe taksapaguesit.

Në vitet e fundit një numër i madh i juridiksioneve janë zhvendosur në një skemë të tarifave fikse. Skema e tarifave fikse është zhvilluar kryesisht në bazë të një numri të madh të çështjeve të mbyllura - me një përfundim që siguron që pagesa do të bëhet në një numër mesatar të orëve të shpenzuara për një rast të konkret të klasifikuar (p.sh. hartimi I kërkesëpadisë, rastet e përfaqësimit në gjykakat e shkallës të parë, të apelit, cështje gjyqësore divorci, etj.) Qëllimi i kësaj lloj skeme është që një ofrues I ndihëms juridike dytësore ndihmës juridike të marrë një pagesë të arsyeshme dhe që përballon një numër të arsyeshëm cështjesh. Skema e financimit me tarifa fiske të avokatëve që ofrojnë ndihëm juridike dytësore stimulon këta të fundit të investojnë në shërbimin e ndihmës juridike, mund të zvogëlojë ngarkesat administrative për Drejtorinë e Ndihëms Juridike Falas siç është numri i kontrolleve të kërkuara, dhe gjithashtu mund të stimulojë specializimin e avoaktëve. Në çdo rast duhet, sigurisht, një sistem kontrolli dhe ekuilibri, përfshirë një sistem të sigurimit të cilësisë së mbrojtjes.

Komentet

It is unclear if techniques such as laparoscopic IPAA or a subtotal colectomy with rectal stump and ileostomy during the childbearing years and then creating an IPAA later in life are helpful in reducing infertility rates buy online cialis

zyrtec canada over the counter best nighttime medicine for allergies alternative to antihistamine for allergy

Every weekend i used to pay a visit this web site, as i want enjoyment, for the reason that this this site conations in fact nice funny information too.

skin allergy tablets list doctor prescribed allergy medication behind the counter allergy medicine

prescription strength allergy meds is claritin stronger than benadryl allergy pills non drowsy

skin allergy tablets list is claritin stronger than benadryl allegra side effects

Seo Agentur [github.com]