Kërkimi i të drejtave që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës

Mosmarrveshjet në Punë

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon në Nenet 49, 51, 52, 52, 59 tw saj “të drejtën e cdo personi për të punuar dhe për t’u punësuar. 

Konkretisht

Neni 49 parashikon:

Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punëtë ligjshme. Që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhëprofesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.
Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës”.

Neni 50

Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizatasindikale për mbrojtjen einteresave të tyre të punës”

Nenin 59 “Objektivat Socialë”

Shteti, brenda kompetencavekushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës  dhepërgjegjësisë private, synon…a) punësimin në kushte të përshtatshme të tëgjthë personave të aftë për punë.

Kodi i PunwsswRepublikwsswShqipwrisw garanton twdrejtwn e cdo personi pwr t’u punwsuar pa asnjw lloj diskriminimi dhe pwrtw gjitha kategoritw e individwve.

Marrwdhwnia e punws bazohet nwkontratwn individuale twpunwsndwrmjetpunwmarrwsit dhe punwdhwnwsit, ose dhe kontratwn kolektive twpunwmarrwsve me punwdhwnwsin.

Bazuar në nenin 20 të Kodit të Punës në lidhje me “aftësinë  per tekontraktuar”

Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune:

  • personat që gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar sipas dispozitave të Kodit Civil;
  • personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar shprehimisht ose në heshtje për të kryer punë nga përfaqësuesi i tyre ligjor.

Kodi i punës ka parashikuar njësërë detyrimesh ligjore që duhet tëjenë në vëmendje të punëdhënësit gjatë kryerjes së mardhënieve tëpunës. Më poshtë janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur disa ngadetyrimet.

  • Mbrojtja e personalitetit; punëdhënësi është i detyruar tërespektojë dhe të mbrojë në raportet e punës personalitetin epunëmarrësit, ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenondinjitetin e punëmarrësit si dhe çdo veprim që përbën shqetësimseksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimevetë tilla nga punëmarrësit e tjerë.
  • Kofidencialiteti; punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, nukduhet të mbledhë informata lidhur mepunëmarrësit, përveçrasteve, kur këto informata lidhen me aftësitë profesionale tëpunëmarrësve ose janëtë nevojshme për zbatimin e kontratës.Punëdhënësi nuk ka të drejtë t’u japë të tretëve informacionepërpunëmarrësit e tij me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillëkërkohet nga institucionet kompetente ligjore(si gjykata, prokurori,zyra e përmbarimit etj.....) ose me pëlqimin e punëmarrësit.
  • Kontrolli i sendeve vetjake; punëmarrësi dhe sendet e tij vetjakenuk bëhen objekt i kontrollit, mepërjashtim të rasteve kur duhettë mbrohet pasuria e punëdhënësit, punëmarrësve të personitjuridik osepersonave të tretë nga një cenim i paligjshëm.Kontrolli duhet të kryhet gjatë kohës së punës ngapunëdhënësiose një person i caktuar prej tij. Personi që kontrollon dhepersoni që kontrollohet duhet tëjenë të së njëjtës gjini. Kontrollikryhet brenda territorit të ambientit të ushtrimit të punës, nëprani të njëpunëmarrësi tjetër, të pranuar nga punëmarrësi qëkontrollohet.

Punëdhënësi është i detyruar të respektojë, bazuar në dispozitat eKodit të punës, kushtet e mëposhtme lidhur me vendin e punës.

Vendi i punës në të gjitha pjesët përbërëse duhet të përshtatetme natyrën e punëve që do të kryhen aty. Sipërfaqja dhe vëllimi ivendit të punës duhet të jenë të mjaftueshme për punëmarrësinqë ai të ketë mundësi të kryejë punën në siguri të plotë dhe papenguar qarkullimin në mjedis.

  • Punëdhënësi duhet të sigurojë qëndrueshmëri dhe pastërtinë vendin e punës. Muret, dyshemeja, tavanet duhet të jenë tëfortë dhe në gjendje të mirë. Ata duhet të mbahen vazhdimishtnë gjendje të pastër, të sigurohet parandalimi i zjarreve dhembrojtja e punëmarrësve dhe popullsisë nga çdo rrezik infektiminga prodhimet ose kafshët e rrezikshme për shëndetin.
  • Mjedisi i punës duhet të jetë i ajrosur dhe të ketë sistem ventilimipër mënjanimin e temperaturës sëdëmshme për shëndetin epunëmarrësve dhe erërave të pakëndshme.
  • Intensiteti i zhurmave dhe i dridhjeve të përballueshmenga punëmarrësi duhet të mbahet në nivel tëpajtueshëmme shëndetin e tij nëpërmjet amortizimit ose zvogëlimit tëzhurmave që nga burimi i tyre dhe të izolimit të mjedisit memjetet e përshtatshme.
  • Asnjë punëmarrës nuk duhet të përdorë makineri pa marrëparaprakisht të gjitha masatmbrojtëse të nevojshme. Pjesët errezikshme të makinerive duhet të pajisen me mjete mbrojtëse.
  • Ndriçimi i mjedisit, i vendit të punës dhe i hyrjes në to duhet tëjenë të mjaftueshëm për të siguruar kryerjen normale të punës.
  • Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësvemjetet e nevojshme për të siguruar higjienën vetjake, ujë në sasitë mjaftueshme, sapun, mjete pastrimi dhe fshirje. WC-të duhet tëjenë në numër të mjaftueshëm me numrin e punonjësve.

Punëdhënësit kanë këto përgjegjësi në lidhje me sigurimin dhembrojtjen e  shëndetit tëpunëmarrësve gjatë aktivitetit të punës

  • Punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet qëlidhen me punën dhe duhet t’i kualifikojë punëmarrësit përrespektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhehigjienës.
  • Kualifikimi dhe informimi mbi rreziqet bëhen gjatë marrjesnë punë dhe përsëriten sipas nevojës, veçanërisht në rasttë ndryshimit të kushteve të punës. Punëdhënësi duhett’u shpjegojë punëmarrësve të ekspozuar ndaj rreziqevedomosdoshmërinë e zbatimit të masave të sigurimit teknik dhehigjienës. Punëmarrësi duhet të zbatojë masat e parashtruaranga punëdhënësi dhe ta informojë atë në rast vështirësie përzbatimin e tyre. Vetëm personat e kualifikuar mund të drejtojnëmakineritë dhe pajisjet e transportit, mekanike ose elektrike.
  • Punëdhënësi detyrohet të kujdeset për higjienën e vendeve tëpunës. Punëdhënësi pasi konsultohet me punëmarrësit, duhettë marrë masat e nevojshme mbrojtëse kundër rreziqeve të veçanta që paraqesin substancat dhe agjentët helmues, makinat,transporti i peshave të rënda, ndotja e ajrit, zhurmat dhe dridhjet,si dhe rreziqeve në disa degë të ekonomisë, si ndërtim, xheniocivile, miniera dhe industri kimike.
  • Punëdhënësi duhet të vendosë sinjale të dallueshme qartë nëçdo vend pune, që paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin epunëmarrësve.
  • Punëdhënësi për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjetprofesionale duhet të përcaktojëqartë rregullat e sigurimitteknik.
  • Punëdhënësi, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dheshpërblimit që merr punëmarrësi nga sigurimet shoqërore, kuraksidenti ose sëmundja profesionale është pasojë e fajësisë sërëndë të punëdhënësit.
  • Kur punimet paraqesin rreziqe të veçanta, punëdhënësi duhettë organizojë vizita mjekësore për marrjen në punë dhe gjatë saj, në mënyrë periodike me shpenzimet e tij.
  • Kur punëdhënësi nuk ka regjistruar punëmarrësin në sigurimetshoqërore, ai duhet tëpërballojë të gjitha shpenzimet që ka bërëpunëmarrësi si rezultat i aksidentit ose sëmundjes profesionale,si dhe të gjitha dëmet si pasojë e mosregjistrimit.

Çdo orë pune e kryer nga ora 19:00 deri në22:00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 përqind. Çdo orë pune e kryer midis intervalit 22:00 dhe 6:00 jep tëdrejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50 për qind.

Në ato raste kur punëmarrësi është i detyruar  të punojë në ditët e festave zyrtare apo në ditën e pushimit javor ai ka të drejtë ose tëkompensohet me një  shtesë page jo më pak se 25 për qind ose me njëpushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një pushimshtesë jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merretnjë javë para ose pas kryerjes së saj.

Në të gjitha ato raste kur punëmarrësiti kërkohet kryerja e orëve shtesë të punës, punëdhënësi kërkon nga

punëmarrësi kryerjen e tyre për aq sa është e mundur dhe e nevojshmeduke mbajtur parasysh edhekushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit.

Në ato raste kur punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janëkompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normaledhe një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, me përjashtim të rastevekur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive të punës.Punëdhënësi në marrëveshje me punëmarrësin, mund të kompensojëorët shtesë të punës me një pushim të paktën 25 për qind më të madh, që i korrespondon kohëzgjatjes së orëve shtesë dhe që jepet Brenda 2 muajve nga dita e kryerjes së punës, me përjashtim të rasteve kurparashikohet ndryshe në kontratën kolektive.Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët efestave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50 për qind më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim tërasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive të punës.

Është e pavlefshme dhënia dhe lënia peng e pagave të ardhshme, me përjashtim të rasteve kur punëmarrësi duhet të zbatojë një vendim gjyqësor, i cili nuk duhet të prekë pagën e paprekshme.

Paga konsiderohet e paprekshme në masën që është e nevojshme për të siguruar jetesën e punëmarrësit dhe të familjes së tij.

Paga e paprekshme vendoset rast pas rasti nga gjykata. Në vendimin e saj, gjykata merr parasysh shpenzimet e nevojshme për ushqim, qira, veshje, si edhe detyrimet fiskale ose kontributet për sigurime shoqërore të detyrueshme të punëmarrësit dhe të familjes së tij.

Kur gjykata vendos që nuk ka mundësi të vlerësojë të gjitha elementet për të përcaktuar pagën e paprekshme, kjo do të jetë e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi, të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Afati i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit kundrejtpunëdhënësit, dhe të punëdhënësit kundrejt punëmarrësit është 3 vjet.Ky afat fillon nga data e lindjes të së drejtës. Kur e drejta bazohet nëshkeljen e një dispozite të Kodit Penal, afati i parashkrimit për veprënpenale është i zbatueshëm edhe për veprën civile.

Çdo punëmarrës që pretendon se i cenohen të drejtat e tij mund t’i drejtohet Inspektoratit Shtetëror të Punës, përsa i përket shëndetit dhe sigurisë në punë.

Në rastin e shkeljes së të drejtave që burojnë nga kontrata individuale e punës, çdo punëmarrës mund t’i drejtohet gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.