Kujdestari mbi Persona Madhorë të Pazotë

Familjare

Kujdestaria si procedure gjyqësore rregullohet nga Kodi i Familjes duke qene se synon te vendose mes personit te vendosur ne kujdestari dhe personave kujdestare njëmarrëdhënie qe i ngjan asaj te prindit me fëmijën, pra njëmarrëdhënie familjare, krahasim ky i shprehur edhe ne paragrafin 1 te nenit 309.

Ne rastin e personave te cilëve u është hequr apo kufizuar zotësiapër te vepruar, kujdestare te tyre ne fakt mund te jene ne mënyrë te natyrshme vete prindërit e tyre, por ne ketë rast kujdestaria nuk është e prezumuar, ajo duhet te paraprihet nga fakti i qenies se fëmijës madhor dhe i shpalljes se tij nga gjykata si person te cilit i është hequr apo i është kufizuar zotësiapër te vepruar.

Kështu sipas nenit 307 gjykata ne te njëjtën procedure për shpalljen e personit si person te cilit i është hequr apo kufizuar zotësia duhet gjithashtu ti caktoje atij njëkujdestar. Pra, kujdestaria është rrjedhoje dhe pasoje e menjëhershme dhe e domosdoshme e heqjes dhe e kufizimit te zotësisëpër te vepruar për vete arsyen logjike se një person i shpallur si i tille për shkak te sëmundjes psikike nuk ka mundësi te kujdeset për veten dhe as te formoje drejt vullnetin e tij ne veprimet juridike me te tretet dhe ne procesin e administrimit te pasurisë se tij. 

Kujdestari i personave te cilëve u është hequr apo kufizuar zotësiapër te vepruar detyrohet qe përveç detyrave dhe te drejtave te tjera te kujdeset për mjekimin e personit ne kujdestari, sipas nenit 310 te Kodit te Familjes. Ky parashikimi është i domosdoshëm pasi ështëpikërisht ekzistenca e sëmundjes, e cila ka qene shkaku për te cilin personit i është hequr apo kufizuar zotësiapër te vepruar, dhe ështëpikërisht kjo sëmundje e cila e bënatë te paafte për tu kujdesur për veten.

Për sa i përket te drejtave dhe detyrimeve te tjera tëkujdestarit si ajo e administrimit te pasurisë dhe e përfaqësimit te personit ne kujdestari, ato paraqiten ne nivele te ndryshme për kujdestarin e personit te cilit i është hequr zotësia me atë te personit te cilit i është kufizuar zotësia, sipas nenit 309 te Kodit te Familjes.