Kundërshtim i refuzimit nga zyrat e Gjëndjes Civile

Regjistrime Civile

Refuzimi i zyrave të gjendjes civile për të korrigjuar një akt apo për të lëshuar një dokument, është një procedurë që mund të kundërshtohet administrativisht nga zyra e gjendjes civile që refuzon të kryejë një veprim të caktuar të cilën e ka kompetencë ligjore.

Në rastet kur zyra e gjendjes civile që ka kompetence apo ka qenë e ngarkuar për regjistrimin e dokumenteve përkatëse refuzon t’i korrigjojë pasaktësitë e këtyre dokumenteve, ose të lëshojë një akt të caktuar, atëherë individi mund t’i drejtohet gjykatës.

Mjete procedurale që pala disponon në këtë rast  për te realizuar te drejtat e tij janë:

  1. padi me objekt lëshimin e dokumentit të caktuar
  2. kundërshtimi i refuzimit të zyrës gjendjes civile për të korrigjuar një gabim në aktet e gjendjes civile, p.sh. lidhur me korrigjimin e aktit përsa i përket vitit të lindjes dhe detyrimin e kësaj zyre ta kryejë këtë korrigjim.

Shtetasi, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, si dhe çdo person tjetër, që pretendon se i është cenuar një e drejtë ose është privuar nga pasoja juridike të caktuara, pretendimet për pavlefshmëri, pasaktësi e falsitet mund t’i  parashtrojnë vetëm gjyqësisht, duke thirrur si të paditur zyrën e gjendjes civile.

Plotësimi i të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, kur në aktin e lindjes ka rubrika të paplotësuara, bëhet, sipas rastit, me vendim gjykate.

Pavlefshmëria a aktit të vdekjes, gjithashtu, konstatohet nga gjykata, pas kërkesës së paraqitur, në çdo kohë, nga personi, për të cilin është mbajtur akti i vdekjes. Kur personi është i mitur, i është hequr apo kufizuar zotësia për të vepruar ose nuk është në gjendje mendore apo fizike, këtë të drejtë e kanë përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët e tij dhe, kur nuk ka të tillë apo kur kjo e drejtë nuk ushtrohet prej tyre, të drejtën e ka edhe prokurori.

Refuzimi i regjistrimit të emrit të caktuar mund të kundërshtohet në organet