Mbrojtja nga Diskriminimi

Përkufizimi i shprehjes diskriminim jepet për herë të parë në KonventënNdërkombëtare mbiEliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial,sipas së cilës me diskriminim racial kuptohet “çdo dallim, përjashtim,kufizim, ose preferencë që bazohet mbi ngjyrën, prejardhjenose origjinënkombëtare e etnike që ka për qëllim apo pasojë eliminimin apo dëmtimine njohjes, gëzimit apo ushtrimit nga të gjithë individët mbi baza tëbarabarta të të gjitha të drejtave dhe lirive”. Konventa Për Eliminimin e tëGjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave e përkufizon “diskriminiminkundër grave” si “çdo dallim, përjashtim apo kufizim të bazuar në seksin që ka për efekt apo qëllim të komprometojë apo asgjësojë njohjengëzimin apo ushtrimin nga gratë, cilado qoftë gjendja e tyre martesore,mbi bazën e barazisë së burrit dhe gruas të të drejtave dhe të lirivethemelore në fushat politike, shoqërore, kulturore e civile ose në çdofushë tjetër.
Një përkufizim tjetër për diskriminimin sidomos në fushën e punësimit jepetnga Konventa No.111 të ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës) përdiskriminimin në lidhje me punësimin dhe profesionin (1958), sipas të cilit:“Shprehja diskriminimi kupton: (a) çdo dallim, përjashtim ose preferencë,që bazohet në racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, besimin, opinionet politike,prejardhjen kombëtare ose shoqërore, dhe që ka për qëllim ose pasojë eliminimin ose dëmtimin e barazisë së mundësisë ose trajtimit nëpunësim apo profesion. Trajtimi i barabartë është trajtuar në shumë Direktiva të tjera të tjera KëshillitEuropian. Pothuajse të gjitha këto Direktiva kanë si objekt të rregullimit të tyrebarazinë gjinore në fusha të ndryshme të punësimit apo sigurimeve shoqërore.
Për herë të parë nocioni i trajtimit të barabartë dhe anti-diskriminimit nëinstrumentet ligjor të BE-së përkufizohet shprehimisht në Direktivën2000/43/KE “Për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjetpersonave pavarësisht nga prejardhja e tyre raciale ose etnike” dhe Direktivën2000/78/KE “Mbi krijimin e një kuadri të përgjithshëm për trajtimin ebarabartë në punë dhe profesion”. Sipas direktivave të lartpërmendura “Parimii trajtimit të barabartë do të kuptojë ndalimin e diskriminimit tëdrejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë të bazuar mbi besimin apo fenë, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin seksual në lidhje mepunësimin dhe profesionin”
Koncepti i diskriminimit sipas legjislacionit të BE-së, përfshin aspektet emëposhtme: diskriminimin e drejtpërdrejtë, diskriminim e jo i drejtpërdrejtë,ngacmimin dhe nxitjen për diskriminim.
1.2 Diskriminimi i drejtpërdrejtë
Legjislacioni aktual i BE-së në luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e tëdrejtave të njeriut e ka ndarë diskriminimin në të drejtpërdrejtë dhe jo tëdrejtpërdrejtë.
Sipas interpretimit të dy Direktivave kryesore të Këshillit diskriminimi idrejtpërdrejtë (direkt) ndodh kur një individ ose grup individësh trajtohen nëmënyrë më pak të favorshme sesa një individ ose një grup tjetër individësh potrajtohen, janë trajtuar apo do të trajtohen në një situatë të ngjashme në bazë të njërit prej kushteve të përcaktuar nga Direktivat (prejardhjen raciale oseetnike, besimin ose fenë, aftësinë e kufizuar, moshën ose orientimin seksual.
Thelbi kryesor i diskriminimit të drejtpërdrejtë qëndron në zgjedhjet që bën njëperson [në rastin e Direktivave të lartpërmendura] mbi bazën e kritereve të tillangjyra, raca, etj. Por jo çdo dallim në këtë trajtim përbën diskriminimin, pasinuk ka asnjë dyshim se çdo proces zgjedhjeje passjell në njëfarë mënyrediskriminimin. Dallimi në trajtim do të jetë i paligjshëm, pra do të përbëjëedhediskriminim të ndaluar, kur zgjedhja e bërë në bazë të një kriteri të ndaluar qëmund të çojë në diskriminimin, sjell një trajtim të pafavorshëm në rrethana tëcaktuara.
Legjislacionet e shumicës së Shteteve Anëtare, në këtë drejtim,përputhen përsa i përket kushteve që duhen përmbushur që një diskriminim tëquhet i drejtpërdrejtë:
- Domosdoshmëria për të provuar trajtimin më pak të favorshëm;
- Krahasimi me një person apo grup tjetër në një situatë të ngjashme, por me karakteristika të veçanta;
- Bazën diskriminuese pra, prejardhjen, besimin, orientimin seksual, etj;
- Mundësinë e përdorimit të një kriteri krahasimor nga e shkuaraose një kriteri krahasimor të supozuar;
- Mosjustifikimi i dallimit në trajtim.
Shprehjet “barazi perpara ligjit”, “mbrojtje e barabarte e ligjeve”dhe “ndalimi i diskriminimit”, shprehin ide te lidhura me njera-tjetren por te ndryshme. Shume kushtetuta kombetare theksojne nje apo disa nga keto parime, por ne menyre abstrakte ato jane fraza pothuajse te pakuptimta. Ne sferen e gjere te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, nocionet e barazise shpesh nenkuptojne drejtesine ne dhenien e barabarte te perfitimeve materiale dhe te drejtave, premisat baze qe ndodhen ne shume instrumenta qe trajtojne te drejtat ekonomike, shoqerore apo kulturore. Megjithate, sipas instrumentave qe parashikojne kryesisht te drejtat politike dhe civile, nocionet e barazise nenkuptojne drejtesine ne kuptimin qe ligji zbatohet ne menyre te drejte dhe njelloj per cdo individ te shoqerise, pavaresisht nga vecorite e tij. Cilido qofte objekti i parimit abtrakt apo zbatimi i tij praktik, si e drejta e brendshme ashtu dhe ajo nderkombetare i lejojne dallimet ndermjet individeve apo grupeve te individeve. Pra, ceshtja kryesore eshte se cilat dallime jane te lejueshme dhe cilat perbejne diskriminim e ndaluar.
Si nje nga instrumentet me te hershme ne fushen e instrumentave nderkombetare ligjore te detyrueshem te te drejtave te njeriut, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, i ka kushtuar nje vemendje me te kufizuar barazise dhe mosdiskriminimit sesa instrumentat pasardhes. Neni 14 i Konventes, qe ndalon diskriminimin thote si me poshte:
Gezimi i te drejtave dhe lirive te njohura ne kete Konvente duhet te sigurohet pa asnje dallimte bazuar vecanerisht ne seksin, racen, gjuhen, fene, mendimet politike ose cdo mendim tjeter, prejardhjen kombetare ose shoqerore, perkatesine ndaj nje minoriteti kombetar, ne pasurine, lindjen ose cdo rrethane tjeter.
Eshte e rendesishme te veme ne dukje qe ky Nen nuk ndahet ne terma te pergjithshme te barazise perpara ligjit apo mbrojtjen e barabarte nga ligji. Perkundrazi, ai i garanton cdo personi brenda juridiksionit te nje Shteti Pale (Neni 1), gezimin e te drejtave dhe lirive te mbrojtura nga vete Konventa. Eshte e qarte si nga formulimi dhe nga rastet gjyqesore, qe Neni 14 dikton nje detyrim te pergjithshem per shtetet, si shtese e detyrimit per t’i siguruar cdo individi te drejtat dhe lirite thelbesore te mbrojtura nga Konventa. Me fjale te tjera, Neni 14 nuk krijon nje detyrim qe shtetet te garantojne mosdiskriminimin ne pergjithesi por vetem garanton mosdiskriminimin ne parashikimin e atyre te drejtave dhe lirive te parashikuara ne Konvente, si jeta, liria, siguria, jeta private, liria e mendimit, ndergjegjes dhe besimit, shprehja e keshtu me tej. Ai nuk krijon nje te drejte te vecante si “e drejta e barazise”. Organet e Konventes, kane percaktuar, qe megjithese natyra shtese e Nenit 14 nuk i jep atij nje ekzistence te pavarur, prapeseprape ai ka nje kuptim autonom. Megjithese, ne disa raste Komisioni dhe Gjykata kane deklaruar qe nje shkelje ne pamje te pare te njeres prej te drejtave apo lirive te mbrojtura nga Konventa duhet te percaktohet me qellim qe te lejoje shqyrtimin e nje pretendimi shtese per nje shkelje te Nenit 14, ata nuk i jane permbajtur kesaj si pikepamje te qendrueshme. Statusi autonom i Nenit 14 do te thote qe edhe ne qofte se asnje nga dispozitat thelbesore te Konventes nuk eshte shkelur, organet e Konventes, mund te gjykojne nje shkelje te ndalimit kunder diskriminimit ne zbatimin e dispozites ne fjale.
Parimet e pergjithshme te Nenit 14: natyra e tij plotesuese dhe statusi autonom
Pavaresisht nga objekti i tij i kufizuar, rastet gjyqesore te bazuara ne Nenin 14 te Konventes kane qene te nderlikuara dhe te ndryshme, duke patur parasysh qe Gjykata ka shqyrtuar thelbin e relativisht pak pretendimeve per diskriminim. Sic u permend dhe me lart, dy dilemat kryesore qe paraqiten ne rastet gjyqesore kane te bejne me natyren plotesuese dhe statusin autonom te Nenit.
Gjykata i ka trajtuar keto dy ceshtje te zbatimit qe ne fillimet e venies ne jete te Konventes, ne ceshtjen “Ne lidhje me Disa Aspekte te Ligjeve per Perdorimin e Gjuheve ne Arsim ne Belgjike” (Belgian Linguistics case). Ne kete ceshtje kryesore te bazuar ne Nenin 14, paditesit i perkisnin nje grupi prinderish qe flisnin Frengjisht, femijeve te te cileve ju ishte mohuar hyrja ne shkollat e gjuhes Franceze ne disa rajone te Brukselit ku mbizoteronte gjuha Hollandeze, duke e arsyetuar kete veprim me faktin qe famijet frengfoles nuk jetonin ne keto rajone. Megjithate, shkollat qe flisnin gjuhen Hollandeze ne te njejtat rajone ishin te hapura per cdokend pavaresisht nga vendbanimi. Duke vleresuar nje shkelje te Nenit 2 te Protokollit Nr. 1 (qe garantonte te drejten e arsimit) ne bashkeveprim me Nenin 14, Gjykata formuloi parimet e meposhtme:
Megjithese eshte e vertete qe kjo garanci nuk ka ekzistence te pavarur ne kuptimin qe sipas parashikimeve te Nenit 14 ajo ka te beje vetem me “te drejtat dhe lirite e parashikuara ne Konvente”, nje mase e cila ne vetvete eshte ne perputhje me parashikimet e Nenit qe thekson te drejten apo lirine ne fjale mund te perbeje nje shkelje te ketij Nenin kur ky lexohet ne lidhje me Nenin 14, per arsye se ajo eshte e nje natyre diskriminuese.
Keshtu, personat qe i nenshtrohen juridiksionit te nje Shteti Kontraktues nuk mund te nxjerrin nga Neni 2 i Protokollit te drejten te perfitojne nga autoritetet publike, krijimin e nje lloji te vecante te nje institucioni arsimor; megjithate, nje shtet qe e ka krijuar nje institucion te tille, duke percaktuar disa kushte per te hyre ne te, merr masa diskriminuese sipas kuptimit te Nenit 14 . . ..
Ne raste te tilla do te behej fjale per nje shkelje te nje te drejte apo lirie te garantuar, si c eshte parashikuar nga Neni perkates ne lidhje me Nenin 14. Neni 14 formon nje pjese perberese te cdo Neni qe parashikon te drejta dhe liri. Nuk duhet bere asnje dallim ne lidhje me natyren e ketyre te drejtave dhe lirive dhe per detyrimet reciproke, dhe per shembull nese respektimi i duhur i te drejtes ne fjale nenkupton veprime pozitive apo nje abstenim te thjeshte.[1]
Keto parime u ritheksuan ne ceshtjet te tjera te mevonshme. Ne ceshtjen Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali, tre gra qe kishin leje qendrimi te perhershme ne Mbreterine e Bashkuar deshironin qe te merrnin leje per te marre burrat e tyre (dhe ne njerin rast te fejuarin) qe te bashkoheshin me ta. Legjislacioni mbi emigracionin ne fuqi ne ate kohe ne Mbreterine e Bashkuar i ndalonte burrat te bashkoheshin me grate qe qe qendronin ligjerisht ne vend, por nuk i ndalonte grate t’i bashkoheshin burrave qe qendronin ligjerisht ne vend. Gjykata vleresoi nje shkelje te te drejtes se jetes familjare te garantuar nga Neni 8 ne lidhje me diskriminimin mbi bazen e seksit te ndaluar nga Neni 14. Duke mos vleresuar asnje shkelje te Nenit 8, Gjykata vuri ne dukje qe Shtetet Kontraktuese nuk kane detyrimin te respektojne zgjedhjen e nje cifti te martuar per vendin ku do te jetojne dhe per kete arsye te pranojne vendosjen e bashkeshorteve qe nuk jane shtetas. Megjithate, Gjykata u shpreh qe Mbreteria e Bashkuar kishte shkelur Nenin 14 ne lidhje me Nenin 8 duke deklaruar qe:
Nocioni i diskriminimit sipas kuptimit te Nenit 14 ka te beje ne pergjithesi me rastet kur nje person apo grup trajtohet, pa justifikimin e duhur, ne nje menyre me pak te favorshme sesa nje tjeter, edhe sikur trajtimi me i favorshem te mos parashikohet nga Konventa.[2]
Pra eshte pabarazia e nje trajtimi te vecante qe trajtohet nga Neni 14, dhe jo karahasimi i mundesive te ndryshme qe nje shtet mund te zgjedhe kur kufizon ushtrimin e nje te drejte thelbesore te caktuar.
Parimi i autonomise
Megjithate, organet e Strasburgut duket sikur nuk e pranojne kete autonomi ne ceshtjet kur ata zbulojne realisht nje shkelje te te drejtes dhe lirise thelbesore. Ne nje sere ceshtjesh ku ata kane gjetur nje shkelje te tille, ata e kane deklaruar te panevojshem shqyrtimin e pretendimit per diskriminim sipas Nenit 14, duke i dhene keshtu ketij neni nje statusme teper zevendesues sesa plotesues. Gjykata e percaktoi kete parim ne ceshtjen Airey v. Ireland, ne te cilen nje gruaje te varfer Irlandeze i ishte mohuar ndihma ligjore me qellim te hartimit te nje kerkese per ndarje gjyqesore nga burri i saj qe abuzonte me te. Gjykata vleresoi nje shkelje te te drejtave te saj te Nenit 6(e drejta e paraqitjes perpara gjykates) dhe te Nenit 8 (e drejta e respektimit te jetes familjare), por refuzoi ta shqyrtonte pretendimin e saj per diskriminim duke deklaruar qe:
Neni14 nuk ka ekzistence te pavarur; ai perben nje element te vecante (mosdiskriminimi) te te drejtave te garantuara nga Konventa. .. Neni thekson ato te drejta qe mund te shkelen te vecuara dhe /ose ne lidhje me Nenin 14. Ne qofte se Gjykata nuk gjykon asnje shkelje te vecante te njerit prej ketyre Neneve, qe te jete kryer ndaj tij dhe se bashku me Nenin 14, atehere duhet shqyrtuar ceshtja dhe ne baze te Nenit 14. Nga ana tjeter, nje shqyrtim i tille nuk kerkohet ne pergjithesi, kur Gjykata gjen nje shkelje te Nenit te pare te marre me vete. Pozicioni ndryshon, ne qofte se pabarazia e qarte ne trajtim ne gezimin e te drejtes ne fjale eshte nje aspekt themelor i ceshtjes. . ..
Dallimet nga diskriminimi
Komisioni dhe Gjykata kane rene dakord qe jo te gjitha llojet e dallimit ne trajtim ne parashikimin e te drejtave dhe lirive perbejne diskriminim te ndaluar nga Konventa.
Ne ceshtjen Belgian Linguistics, Gjykata percaktoi mekanizmin e saj analizues per te percaktuar nese ka ndodhur nje diskriminim i ndaluar, si me poshte:
- faktet e paraqitura bejne te ditur nje dallim ne trajtim;
- dallimi nuk ka nje qellim, qe do te thote, se ai nuk ka justifikim objektiv dhe te arsyetuar duke patur parasysh synimin dhe pasojat e mases qe shqyrtohet; dhe
- nuk ekziston nje perpjestim i arsyeshem ndermjet mjeteve te perdorura dhe qellimit qe kerkohet te arrihet.
Ne ceshtjen Belgian Linguistics, Gjykata zbatoi kritere te krahasueshme me ato qe perdori ne ceshtjet qe shqyrtonin problemet qe ngrinin probleme ne baze te Nenit 8 me klauzolat kufizuese, qe nenkupton ligjshmerine e qellimit qe duhet te permbushet nga nje praktike e caktuar dhe te perpjestueshmerise ndermjet mjeteve te perdorura dhe qellimit te ligjshem. adminstrative te ndjekura pas dhenies se vendimit.
Në Shqipëri është miratuar Ligjit nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën,ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike,gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinëprindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjenshëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, oseme çdo shkak tjetër.
Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë të drejtën e çdo personi për:
a) barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji;
b) barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për tëmarrë pjesë në jetën publike;
c) mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.
Sipas këtij ligji, 1. “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen epamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika eShqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, më poshtë komisioneri, siguron mbrojtjenefektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Komisioneri ështëperson juridik publik.
1. Një person ose grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitimë që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash, mund tëparaqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim ose, në rastepërjashtimore, gojarisht, në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal.
2. Organizata me interesa legjitimë paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personinose grupin e personave.
3. Ankesa përmban, të paktën:
a) emrin e ankuesit;
b) shpjegimin se si mund të kontaktohet ankuesi;
c) subjektin që pretendohet të ketë kryer diskriminimin, ose shpjegim për pamundësinë eidentifikimit të tij;
ç) shpjegimin e diskriminimit të pretenduar;
d) masat që kërkohen nga komisioneri;
dh) datën dhe firmën e ankuesit ose të përfaqësuesit të tij.
4. Ankesa nuk pranohet nëse:
a) është anonime;
b) përbën abuzim me të drejtën e ankimimit para komisionerit, ose është e papajtueshme medispozitat e këtij ligji;
c) e njëjta çështje është duke u shqyrtuar në kuadër të një ankese tjetër ose për të është marrënjë vendim i mëparshëm dhe nuk ka të dhëna të reja;
ç) është haptazi e pabazuar ose nuk ka informacion të mjaftueshëm për të bërë të mundur një hetim;
d) të gjitha faktet që përbëjnë thelbin e ankesës kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të këtij ligji;
dh) paraqitet më vonë se tre vjet nga ndodhja e diskriminimit ose më vonë se një vit nga marrja dijeni nga i dëmtuari, për këtë fakt.
5. Personat fizikë ose juridikë, kundër të cilëve është paraqitur ankesa, njoftohen me shkrimnga komisioneri brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së ankesës.
6. Komisioneri nuk i ngarkon ankuesit me ndonjë tarifë për shqyrtimin e ankesës.
7. Me marrjen e ankesës, komisioneri verifikon faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrimbrenda 30 ditëve nga dita që palët marrin njoftimin. Kur e çmon të nevojshme, komisioneri merrinformacion edhe nga çdo person ose burim tjetër.
8. Kur e sheh të përshtatshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe ftonpalët dhe çdo person tjetër të interesuar.
9. Kur e sheh të përshtatshme, komisioneri kërkon të arrijë marrëveshje pajtimi mes ankuesitdhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa.
10. Komisioneri shprehet me vendim, i cili u njoftohet palëve brenda 90 ditëve nga dita emarrjes së ankesës ose nëse është zhvilluar një seancë dëgjimore publike, brenda 90 ditëve nga dita eseancës. Vendimi përmban rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe një afat për kryerjen etyre.
11. Nëse komisioneri urdhëron rregullime ose masa, personi kundër të cilit është paraqiturankesa, raporton brenda 30 ditëve para komisionerit në lidhje me veprimet e ndërmarra për zbatimin evendimit. Në rast se personi, kundër të cilit është paraqitur ankesa nuk e informon komisionerin osenuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masë për ndëshkimin me gjobë për personin kundër tëcilit është paraqitur ankesa. Sanksioni me gjobë shfuqizohet nëse personi kundër të cilit ështëparaqitur ankesa, e zbaton vendimin brenda shtatë ditëve pasi është vendosur sanksioni.