Ndreqje e të metave të dokumentave, librezave të punës
Ndihmë ekonomike, përkrahje sociale dhe sigurime shoqërore

Ndreqja e te metave te dokumenteve që ligji kërkon për të përfituar pension siç janë libreza e punës, regjistra apo modulare të tjerë, është një procedurë që mund të realizohet administrativisht nga organi i cili ka administruar apo lëshuar këto dokumente për llogari të personit.
Por në rastet kur organi që i ka lëshuar apo ka qenë i ngarkuar ti administronte apo ruante këto dokumente nuk ekziston më ose refuzon ti korrigjojë pasaktësitë e këtyre dokumenteve, atëherë individi mund ti drejtohet gjykatës.
Mjete procedurale që pala disponon në këtë rast për te realizuar te drejtat e tij janë:
- padi me objekt pasaktësinë e dokumentit si akt zyrtar ose padi njohje ose
- kërkesë për vërtetimin e faktit juridik në rast kur dokumenti apo libreza nuk ekziston me.