Ndryshim i Kujdestarisë

Kujdestari mban përgjegjësi për mënyrën sesi ai i ushtron të drejtat e tij, detyrën e tij dhe sesi ndikon ai nëpërmjet ushtrimit të funksionit të tij si kujdestar në lidhje me interesat e të miturit. Në nenin 300, percaktohet se gjykata ka të drejtë të zëvendësojë kujdestarin e caktuar me një tjetër në rastet kur vëren se ai shpërdoron të drejtat e tij, tregohet i pakujdesshëm në kryerjen e detyrës, ose në mënyra të tjera, vë në rrezik interesat e të miturit.
Disa raste dhe situata, të cilat përfshihen në nenit 300 ku zëvendësimi i kujdestarit si masë do të ishte e aplikueshme, do të ishin:
- ushtrimi i detyrës me neglizhencë dhe qënia fajtor për këtë shkak;
- abuzimi me detyrat e tij;
- mospërmbushjen e detyrave nga ana e tij;
- bërja i padenjë për të merituar detyrën e kujdestarit edhe për akte jashtë ushtrimit të kujdestarisë;
- bërja e tij person i pamundur për të ushtruar kujdestarinë;
Kërkesën për zëvendësimin (ndryshimin) e kujdestarit mund ta bëjë vetë kujdestari për shkaqe të arsyeshme, persona të interesuar, ose prokurori. Me shkaqe të arsyeshme të kujdestarit do të kuptohen shkaqe të tilla që e bëjnë atë fizikisht të pamundur për ta ushtruar funksionin e kujdestarisë siç do të ishin, rastet e sëmundjes, apo të moshës, apo raste kur ai mund të jetë në konflikt interesi dhe preferon të mos jetë më kujdestar.
Në çdo rast të shqyrtimit të kerkeses se zëvendësimit të kujdestarit, gjykata duhet të dëgjojë më parë pretendimet e kujdestarit lidhur me situatën e kërkimit të zëvendësimit të tij.