Për famijlje pa të ardhura

Familje në nevojë është familja, që nuk ka të ardhura materiale ose/dhe monetare apo i ka të pamjaftueshme, nga veprimtaria ekonomike, programe të tjera të mbrojtjes shoqërore dhe kapitali.
Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga:
a) kryetari i familjes ose njëri nga anëtarët madhorë të familjes;
b) secili prej bashkëshortëve, në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë.
Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar ndihmë ekonomike paraqiten tek administratori shoqëror në njësinë e qeverisjes vendore.
Dokumente që duhet ti bashkëlidhen kërkesës janë si më poshtë:
- Kopjen e kartave së identitetit të të gjithë anëtarëve të familjes që kanë karta identiteti;
- Çertifikatën familjare që lidhet të gjithë ata persona që janë pjesë e së njëjtës gjendjeü familjare;
- Çertifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshmeü apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës), për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende;
- Familjet me fëmijë nën moshën madhore edhe vërtetim mbi frekuentimin e shkollës për fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm, dëftesën e kalueshmërisë, kalendarin e kryerjes se vaksinave për fëmijët.
Në rastet kur bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentacioni paraqitet i ndarë nga secili bashkëshort.
Në këtë rast duhet që të dorëzohet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martesore.
Në rastet kur një ose më shumë anëtarë të familjes janë me aftësi të kufizuar ose invalidë duhet që të dorëzohet edhe kopje e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.