Për të verbërit

Ndihmë ekonomike, përkrahje sociale dhe sigurime shoqërore

Statusi i të verbërit dhe përfitimit që vijnë nga ky status rregullohet në bazë të Ligjit nr. 8098, datë 28.03.1996 ‘Për Statusin e të Verbërit”

Nga ky ligj përfitojnë të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët sipas kritereve mjekësore janë të paaftë për punë në kushte normale.

Shteti dhe shoqëria marrin në mbrojtje personat e verbër dhe krijojnë të gjitha kushtet për integrimin e tyre në jetën normale. Me integrim kuptohet pjesëmarrja aktive duke plotësuar kushtet e mëposhtme:

a) krijimin e kushteve të përshtatshme për banim, të sipërfaqes së banimit dhe të pajisjeve të zakonshme dhe speciale;

b) punësimin në kushte të favorshme e me përparësi, duke përcaktuar profesionet e mbrojtura me ligj;

c) risistemimi në punë i atyre të verbërve që për arsye të ndryshme janë pushuar ose kanë humbur punën dhe gjatë kësaj kohe marrin një shpërblim të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave;

ç) përcaktimin e fondeve për depistimin dhe ridiagnostikimin nga klinikat okulistike të sistemit të shërbimit shëndetësor shtetëror nën mbikëqyrjen dhe me ndihmën e specialistëve të huaj të klinikave të përparuara perëndimore, si dhe krijon kushte të favorshme për mjekimin e syve dhe sëmundjeve të tjera të lindura apo të fituara.

Të verbërit përjashtohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur ata kryejnë veprimtari private si persona juridikë.

Të verbërit marrin një shtesë për shkak të verbërisë së tyre në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave e cila nuk llogaritet në të ardhurat familjare për efekt varfërie.

Personat juridikë shtetërorë apo privatë që punësojnë të verbërit, përveç kritereve të përcaktuara në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, përfitojnë ulje në tatimin mbi fitimin të barabartë me përqindjen e fuqisë punëtore të verbër.

Arsimimi i të verbërve në sistemin shtetëror bëhet falas, kurse pranimi i tyre në arsimin e zakonshëm bëhet me kritere të veçanta të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

Shteti bën sigurimin shëndetësor të të verbërve falas, si dhe përfitimin e ilaçeve dhe pajisjeve ndihmëse mjekësore falas,

Të verbrit dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit.

Të gjithë personat e verbër, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës telefonike fikse.

Shteti mbron dhe përkrah Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë. Ai i njeh asaj rolin aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të verbërve, duke e trajtuar si palë konsultative në hartimin e ligjeve e akteve nënligjore, si dhe zgjidhjen e problemeve të të verbërve. Shteti financon veprimtarinë e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë sipas burimeve financiare të planifikuara për këtë qëllim. Shteti vë në dispozicion të Shoqatës së të Verbërve mjedise pune në qendër dhe në rrethe, të cilat ua jep në përdorim.

Asnjë organ nuk ka të drejtë të japë të dhëna për gjendjen e invaliditetit të një personi pa pëlqimin e këtij të fundit.

Personat e verbër përfitojnë të gjitha të drejtat e parashikuara në ligjin nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statutin e invalidit”.

Përfitimi nga status i të verbërit

Te gjithë personat qe përfitojnë nga ligji nr.8098, date 28.03.1996, i nënshtrohen gjykimit te KMPV. Ky komision është i detyruar te shqyrtojnë kërkesat e te interesuarve pavarësisht nga mosha dhe fakti nëse janë ose jo ne marrëdhënie pune për te përcaktuar shkallen e aftësisë se tyre për pune.

Grupet e paaftësisë për pune janë:

a) Grupi i pare, ne te cilin futen te verbër te paafte për pune ne kushte normale, por qe kane nevoje për kujdestar;

b) Grupi i dyte, ne te cilin futen te verbër te paafte për pune ne kushte normale, por qe janë ne gjendje ti shërbejnë vetes. KMPV, ne përcaktimin e grupit te aftësisë për pune, për te verbërit, asistohet nga një përfaqësues i Shoqatës se te Verbërve te Shqipërisë.

KMPV i lëshon te interesuarit raportin mjekësor, duke përcaktuar shkallen e paaftësisë, përqindjen e shikimit, si dhe nevojën për kujdestar. Personi i verbër i grupit te pare duhet te deklaroje emrin e kujdestarit para administratorit shoqëror qe e regjistron atë ne një regjistër te posaçëm. Ndërrimi i kujdestarit mund te behet sa here qe personi i verbër e çmon te arsyeshme, por ai është i detyruar te informoje menjëherë KMPV.

Shoqata e te Verbërve te Shqipërisë lëshon librezën e verbërisë, si dokument prove për përfitimin nga ligji nr. 8098 date 28.3.1996, e cila nuk është e njëjte me librezën e anëtarësisë. Librezat e verbërisë jepen vetëm kur Kryesisë se Shoqatës se te Verbërve te Shqipërisë i vihen ne dispozicion nga KMPV-ja, raportet mjekësore dhe dokumentacioni tjetër, i nevojshëm për çdo person.

Ne Administratën e Përgjithshme te Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale (A.P.N.SH.S.) funksionon Komisioni Mjekësor i Përcaktimit te Verbërisë (K.M.P.V.) i cili bën komisionimin dhe rikomisionimin e personave qe pretendojnë te përfitojnë Statusin e te Verbërit. Ky komision përbehet nga 5(pese) anëtarë nga te cilët tre mjeke okuliste me përvojë ne këtë specialitet, një mjek përfaqësues i A.P.N.SH.S dhe një përfaqësues i Shoqatës se te Verbërve. Mënyra e funksionimi i këtij komisioni behet ne baze te rregullores se miratuar nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe përbërja e tij miratohet nga titullari i A.P.N.SH.S.

Personat e verbër qe do te komisionohen dhe rikomisionohen për te përfituar "Statusin e te Verbërit" duhet te regjistrohen pranë seksioneve te ndihmës dhe përkujdesit shoqëror ne bashkinë ku ai është i regjistruar si banor i saj duke paraqitur këto dokumente:

  • Certifikatë e lindjes,
  • Flete drejtimi për ne KMPV.
  • Kërkesë me shkrim për përfitimin nga " Statusi i te verbërve" e lëshuar nga ai ose nga   persona qe e kane ne ngarkim pretenduesin për përfitimin e këtij statusi.
  • Vërtetimin e vendimit te K.M.C.A.P. pranë drejtorive te sigurimeve shoqërore n.q.s. ai ka dale si invalid pune për shkak te dëmtimit te shikimit.

Pretenduesi pajiset me "Flete drejtimi për KMPV" nga komisionet mjeko-ligjore (K.M.L.), te cilat funksionojnë pranë spitaleve apo poliklinikave te rretheve përkatëse, ku pretenduesi për përfitimin e statusit ka vendbanimin e tij. "Flete drejtimi për KPMV" duhet te jete firmosur detyrimisht nga mjeku okulist.

Seksioni i ndihmës dhe përkujdesit shoqëror me Bashki/Komune është i detyruar qe brenda 10 ditëve nga momenti i paraqitjes se dokumentacionit te sipërpërmendur t'i dërgojë ato zyrtarisht ne sektorin e vlerësimit te paaftësisë pranë A.P.SH.N.S.

Kryesia e Shoqatës se te Verbërve te Shqipërisë, në bazë të listës përkatëse, bën pajisjen me Libreze Verbërie te personave qe me vendim te K.M.P.V. përfitojnë këtë status. Lista e personave qe përfitojnë ketë status i dërgohet zyrtarisht çdo muaj Shoqatës së të Verbërve te Shqipërisë nga A.P.N.SH.S.

Shoqata e të Verbërvetë Shqipërise