Përfitimi i pensionit të pjesshëm të pleqërisë

Pension Pleqërie

Pensioni i pjesshëm i pleqërisë

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Çka do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Kushtet e përfitimit:

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë  kur:

  • Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë;
  • Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi; 
  • Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike; 
  • Për periudhën e tranzicionit, për moshën e daljes në pension, zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar.

Dokumentacioni

  • Për të përfituar pension të pjesshëm të pleqërisë përfituesi, ose i autorizuari me prokurë, paraqitet  në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë.
  • Përfituesi për pension të pjesshëm të pleqërisë, ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet si më poshtë:

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

  • Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi;
  • Çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
  • Dy copë fotografi.

b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

  • Libreza e punës;
  • Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
  • Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
  • Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);
  • Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e  kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
  • Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
  • Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistin dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve  dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:

  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  • Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
  • Vërtetim për faktin e dënimit për motive  politike dhe kohën e  vuajtjes së tij, të lëshuar nga  Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë  së Drejtësisë;
  • Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.

d) Dokumentat që vërtetojnë  të ardhurat e realizuara:

  • Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
  • Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë:

Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë caktohet si pjesë e pensionit të plotë të pleqërisëdhe llogaritet duke shumëzuar shumën e pensionit të plotë të pleqërisë, të llogaritur me kohëne periudhës së sigurimit, duke e vënë në raport me periudhën e sigurimit për 35 vjet.

Shembull: Në qoftë se përfituesi ka një periudhë sigurimi prej 18 vjetësh dhe masa e pensionittë plotë të pleqërisë është caktuar 12.000 lekë, masa e pensionit të përfituar do të jetë 12.000*18 (muaj) / 35.