Regjistrimi i Vdekjeve

Regjistrime Civile

Regjistrimi i vdekjes është detyrim ligjor i rregulluar me Ligjin Nr. 10 129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar. Sipas këtij ligji, në Regjistrin Kombëtartë Gjendjes Civile regjistrohet dhe fakti i vdekjes sënjë personi.

Një nga dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile, është dhe akti i vdekjes

Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes plotësohen e pasqyrohennë akte të veçanta, në  formë elektronike dhe tëprintuara vetëm nganëpunësi i shërbimit të gjendjes civile, pasi ka administruar, drejtpërdrejt,dokumentet bazë ose ka pranuar personalisht deklarimet për faktine lindjes, lidhjen e martesës ose vdekjen, në përputhje me kërkesate legjislacionit në fuqi. Këto akte mbahen, për çdo rast, të renditurakronologjikisht.

Aktet vdekjes për  shtetasit e huaj dhe personave pa shtetësi, me banim të përhershëm në Shqipëri, mbahennë zyrën e gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna ku ato  janëtë regjistruar ose ku ka ndodhur vdekja. Këto akte mbahennga përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile dhe pasqyrohen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.Aktet e të vdekjes, të mbajtura jashtë shtetit,në shërbimin diplomatik apo konsullor shqiptar, për shtetasit shqiptarëapo dhe për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përcillennëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Përgjithshmetë Gjendjes Civile brenda  datës 20 janar të vitit pasardhës.

Akti i vdekjes

Akti i vdekjes vërteton ligjërisht vdekjen e shtetasit. Akti i vdekjes është procesverbali, qëmbahet për çdo të vdekur, inënshkruar nga nëpunësi i gjendjes civile dhe deklaruesi.

Ai përmban:

a) zyrën e gjendjes civile, ku mbahet akti i vdekjes;

b) numrin dhe datën e mbajtjes së aktit të vdekjes;

c) vendin e vdekjes dhe orën;

ç) shkakun e vdekjes, sipas raportit mjekësor;

d) identitetin dhe numrin e identitetit të të vdekurit, ose konfirmimin e tëngarkuarit të  posaçëm, për kufomat e gjetura e pa identitet;

dh) numrin e identitetit, emrin dhe mbiemrin e mjekut ose të ekspertitligjor, që  ka lëshuar raportin;

e) numrin e identitetit, emrin, mbiemrin  e deklaruesit;

ë) numrin e datën e shkresës së prokurorisë, që ka autorizuar veprimin 

për  rastet e përcaktuara në këtë ligj;

g) emrin, mbiemrin e nëpunësit të gjendjes civile.

Deklarimi i vdekjes

Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes ose ngapersonat më të  afërt tëfamiljes dhe, në mungesë të tyre ose për personat pa njeri, nga i ngarkuarii posaçëm i bashkisë/komunës, në zyrën e gjendjes civile, ku shtetasi kavendbanimin/vendqëndrimin ose ku është gjetur kufoma.Deklarimet janë të vlefshme, kur shoqërohen me raport mjekësor.

Deklarimi i vdekjes bëhet brenda 10 ditëve nga ndodhja ose gjetja ekufomës dhe brenda 60 ditëve, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit.Drejtuesit e spitaleve, të reparteve ushtarake, të burgjeve, të repartevetë riedukimit dhe të institucioneve të tjera detyrohen të njoftojnë meshkresë zyrën e gjendjes civile më të afërt, brenda 5 ditëve, për vdekjet endodhura në institucionet e tyre.

Kur vdekja ndodh ditët e pushimeve dhe nuk mund të sigurohet lejae varrimit, përgjegjësi i shërbimit të varrimit kërkon dokumentet, qëvërtetojnë vdekjen dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes nëzyrën e gjendjes civile, në  ditën e parë të punës.

Me deklarimin e vdekjes, zyra e  gjendjes civile jep edhe lejen evarrimit. Në fshatra, në juridiksionin e komunave, që nuk kanë zyrë të gjendjescivile,  lejen për varrimin e jep kryeplaku i fshatit. Në këtë rast, kryeplaku,pasi ka administruar dokumentet, që vërtetojnë vdekjen, është i detyruarqë, brenda pesë ditëve, të njoftojë zyrën e gjendjes civile, ku janë tëdhënat e shtetasit, për regjistrimin e aktit të vdekjes.

Zyra e gjendjes civile, kur merr njoftimin për vdekje, sipas pikës 4 tëkëtij neni dhe për ato raste kur nuk paraqiten të afërm të viktimës për tëbërë deklarimin, kërkon të bëhet verifikimi nga përfaqësuesit e pushtetit vendor. Në rast se konfirmohet vdekja, atëherë mban aktin e vdekjes, përtë cilin duhet të firmosin, sipas rastit, përfaqësues të pushtetit vendor,kryeplaku i fshatit, administratori i lagjes, ose përfaqësuesi i shërbimit tëvarrimit, si palë e interesuar.

Shërbimi i gjendjes civile, kur ka të dhëna se persona të vdekurvazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar në regjistrin themeltar dhe nëRegjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, mund të ngrejë padi në gjykatëpër të vërtetuar vdekjen, pasi të ketë shfrytëzuar të gjithë procedurënadministrative.

Çdo muaj nga RegjistriKombëtar i Gjendjes Civile prodhohet lista e shtetasve që kanë mbushur moshën100 vjeç dhe për çdo datë 5 të muajit pasardhës shpërndan listën, sipaszyrës së gjendjes civile. Zyra e gjendjes civile, në bashkëpunim mepërfaqësuesit  e pushtetit vendor, bën verifikimin rast pas rasti, sipasprocedurës së miratuar nga ministri që mbulongjendjen civile.

Vërtetimi i faktit juridik të vdekjes

Shtetasi vlerësohet se ka vdekur në fakt, kur vërtetohet me raportmjekësor, ku saktësohenidentiteti, fakti, koha, vendi e shkaku i vdekjes së tij.Shtetasi shpallet i vdekur edhe për rastet kur personi dhe organi iinteresuar bëjnë vërtetiminfaktik, në rrugë gjyqësore, sipas Kodit Civil.

Kur kufoma nuk mund të identifikohet, vihen re shenja ose dyshohettë jetë vdekje e dhunshme, raporti lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Nëkëto raste, pavarësisht nga fillimi ose jo i ndjekjes penale, veprimet nëgjendjen civile kryhen vetëm me lejen e prokurorit.Në raportin mjekësor shkaqet e vdekjes klasifikohen në shkaqeshëndetësore, aksidentale ose kriminale.

Vendimi i gjykatës, që shpall shtetasin të vdekur, regjistrohet nëRegjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile/regjistrin themeltar (arkivi), pa umbajtur akti i vdekjes.

Vdekjet jashtë shtetit vërtetohen sipas ligjit të vendit, ku ka ndodhurvdekja, me përjashtim të rasteve kur vdekja ndodh në territorin epërfaqësive diplomatike, në avion apo në anije shqiptare, në udhëtim, nëzonat ndërkombëtare, për të cilat zbatohet ky ligj.

Vërtetimi i vdekjes

Vdekja vërtetohet nga mjeku i zonës përkatëse, ku ka ndodhur vdekja(mjekë, qendër shëndetësore, spital, urgjencë etj.). Për vdekjet eshkaktuara nga përdorimi i dhunës ose për vdekjet e dyshimta, si dhepër vdekjet në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, vërtetimiështë i vlefshëm vetëm kur lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor dhe ështënënshkruar edhe ngaprokurori.  

Pavlefshmëria e aktit të vdekjes

Akti i vdekjes është absolutisht i pavlefshëm kur personi, në fakt, nukka vdekur, gjë që vërtetohet me paraqitjen e tij fizike ose ekzistencën pasdatës së aktit të vdekjes, në çdo rast me mungesë kufome apo kufomëtë një personi tjetër.

Akti i vdekjes është i pavlefshëm kur ka vdekur një person tjetër nga aiqë përmban akti dhe, në këtë rast, është i detyrueshëm të mbahet akt iveçantë për të vdekurin në fakt.

Akti i vdekjes shpallet relativisht i pavlefshëm kur nuk i përgjigjetrealitetit, për sa i përket kohës, shkakut e vendit të vdekjes.

Pavlefshmëria, sipas pikës 1  të këtij neni, konstatohet nga gjykata, paskërkesës së paraqitur, në çdo kohë, nga personi, për të cilin është mbajturakti i vdekjes. Kur personi është i mitur, i është hequr apo kufizuar zotësiapër të vepruar ose nuk është në gjendje mendore apo fizike, këtë të drejtëe kanë përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët e tij dhe, kur nuk ka të tillëapo kur kjo e drejtë nuk ushtrohet prej tyre, të drejtën e ka edhe prokurori.

Përveç ndryshimeve të mësipërme, emrit dhe mbiemrit mund t’ibëhen përmirësime dhe korrigjime, që lidhen me ndryshime e saktësimetë shkronjave të veçanta. Këto ndryshime bëhen në bazë të kërkesëssë personit të interesuar, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtoria ePërgjithshme e Gjendjes Civile.