Transferim i të dhënave të gjëndjes Civile

Regjistrime Civile

Te gjitha zyrat e gjendjes civile qe i përkasin vendbanimit te ri te shtetasve shqyrtojnë kërkesat e paraqitura për transferimin e fletefamiljes dhe dërgojnë njoftim zyrtar ne zyrat e gjendjes civile te vendbanimit te vjetër ku ndodhet regjistri themeltar. Për çdo kërkese njoftimi ne zyrën përkatëse dërgohet jo me vone se 15 dite nga depozitimi i kërkesës nga grupi i verifikimit ne zyrën e gjendjes civile.

Zyrat e gjendjes civile te vendbanimit te vjetër te shtetasve qe kane marre njoftimin nga zyrat e gjendjes civile te vendbanimit te ri për transferimin e flete se regjistrit themeltar plotësojnë dokumentacionin e kërkuar dhe e dërgojnë atë ne zyrat përkatëse brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes se njoftimit.

Zyrat e gjendjes civile te vendbanimit te ri te shtetasve bëjnë regjistrimin përkatës dhe dërgojnë ne zyrat përkatëse te vendbanimit te vjetër konfirmimin e marrjes se fletës se regjistrit themeltar te vendbanimit te vjetër te shtetasve brenda 3 ditëve nga marrja e dokumentacionit. Çregjistrimi nga zyra e gjendjes civile te vendbanimit te vjetër behet brenda 3 ditëve nga marrja e konfirmimit.

Me marrjen e deklarimeve të shtetasve, zyra e gjendjes civile, ku shtetasit kanë regjistrin e përkohshëm, i kërkon zyrtarisht, sipas formularit modeli, zyrës së gjendjes civile të vendbanimit, dokumentin përkatës (fletëfamiljen) me të dhënat e gjendjes civile të shtetasit/ve. Ky proces kryhet në të njëjtën ditë me dorëzimin e deklarimeve.

Zyrat e gjendjes civile, me plotësimin e formularit, bëjnë dorëzimin, çdo ditë, të formularit modeli për zyrat e gjendjes civile, brenda të njëjtës njësi vendore.

Zyra e gjendjes civile e vendbanimit, me marrjen e kërkesës, plotëson formularin model 2 dhe fletëfamiljen.

Shtetasit, të cilët kërkojnë të regjistrojnë/ndryshojnë vendbanimin, duhet të paraqesin në zyrën e gjendjes civile, nën juridiksionin e së cilës ndodhet ndërtesa, këto dokumente:

a) Kërkesën me shkrim;

b) Dokumentin e pronësisë së banesës ose kontratë qiramarrjeje/huadhënie/përdorimi apo banimi;

c) Letërnjoftimin, fotokopja e të cilit, për çdo person madhor, mbahet në praktikën përkatëse;

ç) Kontratën apo çdo dokument tjetër të ligjshëm, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës.

Këto dokumente administrohen dhe ruhen nga zyra e gjendjes civile për një periudhë pesëvjeçare, sipas rregullave të përcaktuara nga ministri, që mbulon shërbimin e gjendjes civile.

Pjesëtarët madhorë të familjes, të cilët kërkojnë të ndryshojnë vendbanimin e tyre, më parë duhet të realizojnë veçimin, si familje më vete, në zyrën e gjendjes civile ekzistuese.

Bashkimi i një personi ose i një familjeje me një familje tjetër bëhet me pëlqimin e të gjithë pjesëtarëve madhorë me anën e deklarimit përpara nëpunësit të shërbimit të gjendjes civile dhe kur plotësohet minimumi i sipërfaqes së banimit, 4 m2 për frymë, përveç bashkimit me martesë dhe birësim.

Për shtetasit, të cilët kryejnë shërbimin ushtarak apo detyra në Forcat e Armatosura e banojnë brenda territorit të njësisë së Forcave të Armatosura, që kryejnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor, që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore, për kurim mjekësor afatgjatë dhe, kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se tre muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të tyre në institucion, pranë zyrës së gjendjes civile që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre. Lista emërore, e hartuar nga institucionet në përputhje me sa më lart, duhet të përmbajë emrin, atësinë, mbiemrin për çdo shtetas, të shoqëruar me fotokopje të letërnjoftimit.

Institucionet, shtetërore dhe arsimore, për shtetasit, të cilët për arsye pune/arsimimi, ndryshojnë vendbanimin, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së dokumentacionit nga këta shtetas, në përputhje me kërkesat e ligjit për gjendjen civile, e dërgojnë listën në zyrën e gjendjes civile përkatëse.

Për regjistrimin e vendbanimit të ri të shtetasve të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi, institucionet shtetërore duhet të paraqesin, pranë zyrës së gjendjes civile, nën juridiksionin e së cilës ndodhen, këto dokumente:

Listën emërore, ku shënohen emri, atësia dhe mbiemri;
Dokumentin, që vërteton vendbanimin, për rastet e shtetasve, që e kanë zgjidhur vendbanimin jashtë ndërtesave të institucionit.
Fotokopjen e letërnjoftimit.

Në rastet kur ka mangësi në dokumentacion, zyra e gjendjes civile, në bashkëpunim me institucionin përkatës, njofton brenda 5 ditëve shtetasit për plotësimin e dokumentacionit. Në rast mosparaqitjeje brenda 5 ditëve, zyra e gjendjes civile dhe institucionet ndërpresin shërbimin për këta shtetas deri në plotësimin e dokumentacionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për regjistrimin e vendbanimit të shtetasve të huaj e të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm, në Republikën e Shqipërisë, pasi merr njoftimin nga zyra, që mbulon shtetësinë dhe refugjatët, i kërkon zyrës së gjendjes civile, ku këta shtetas kanë të përcaktuar vendbanimin e tyre, të bëjë regjistrimin sipas afateve të përcaktuara në lejen e qëndrimit, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së njoftimit. Kërkesa duhet të shoqërohet me kopje të dokumenteve të praktikës përkatëse.

Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pas marrjes së dokumentacionit e të kërkesës nga shtetasit dhe nga institucionet, që e kanë këtë detyrim ligjor, me përjashtim të rasteve, sipas përcaktimit të pikës 4 të këtij vendimi, bën menjëherë ndryshimin e adresës së shtetasit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, sipas rregullave të përcaktuara nga ministri, që mbulon gjendjen civile, duke përcaktuar kështu vendbanimin e ri kryesor të tij.