Vërtetim dhe Kundërshtim Amësie

Familjare

Sipas Kodit të Familjes amësia e fëmijës se lindur nga martesa provohet nga akti i lindjes, i regjistruar ne regjistrat e gjendjes civile, ndërsaamësia e fëmijës se lindur jashtë martese mund te vendosen me ane te njohjes vullnetare ose nëpërmjetnjë vendimi gjyqësor.

Lindja e njëfëmije, koha e lindjes, seksi dhe mëmësia, sipas ligjit te gjendjes civile vërtetohen rregullisht si fakte juridike nga personat zyrtare ose private te pranishëm ne ngjarje. Dokumentet e mësipërm qe mbahen sipas parashikimeve te bëra ne ligjin e gjendjes civile, shërbejnëpërplotësimin e aktit te lindjes. Ne baze te tedhënave te pasqyruara ne aktin e lindjes përcaktohetamësia e fëmijës, përfundim ky qe del nga përmbajtja e nenit 175 te kodit.

a. Njohja vullnetare e amësisë.

Në nenin 176 të Kodit të Familjes është parashikuar njohja nga nena e fëmijës të regjistruar ne aktin e lindjes me prindër të panjohur. Kjo dispozite parashikon se “Kur fëmijaështëregjistruar ne aktin e lindjes me prindër te panjohur, nena mund ta njohe fëmijën. Njohjen e fëmijës mund ta beje edhe vete nena e mitur”.

Si njohja e amësisë dhe e atësisë së një fëmije, kur fëmija është regjistruar më prindër të panjohur mund të bëhet në dy forma:

  • para nëpunësit të gjendjes civile
  • me testament

Ndryshe nga njohja e atësisë ku ligji parashikon mundësinë e njohjes së fëmijës vetëm kur i ati i fëmijës është bërë madhor, amësia mund të njihet nga nëna edhe kur ajo është e mitur, kjo pasi nëna edhe kur është e mitur nuk mund të gabojë për këtë fakt.

a. Vërtetimigjyqësor i amësisë

Amësia e  regjistruar ne aktin e lindjes me prindër te panjohur mund te vërtetohet edhe me vendim gjyqësor. Sipas neni 177 i Kodit te Familjes ne paragrafin e pare te tij parashikon se: “Fëmija i regjistruar ne aktin e lindjes me prindër te panjohur mund te kërkoje ne gjykate vërtetimin e amësisë.”. Ky përcaktim ligjor amësinë nuk e lidh vetëm me faktin e lindjes.

Padia përvërtetimin e amësisë, mundte ngrihet ne gjykate kur plotësohen dy kushte:

  • se pari, fëmija te jete i regjistruar ne aktin e lindjes dhe,
  • se dyti, fëmija te jete regjistruar me prindër te panjohur.

Padinëpërvërtetimin e amësisë ka te drejte te ngrejëvetëmfëmija i regjistruar ne aktin e lindjes me prindër te panjohur.

c. Padia përkundërshtimin e amësisë parashikohet si mjet procedural  për tëkundërshtuar amësinë e treguara në aktin e lindjes,.

Sipas nenit 178 të Kodit të Familjes përcaktohet se “ Amësia e treguar ne aktin e lindjes mund te kundërshtohet nga gruaja e regjistruar si nëna e fëmijës, ose gruaja që kërkon të njihet si nëne, ose nga fëmija kur behet madhor.”

Dispozita përcakton personat qe kane te drejte te ngrenëkëtë lloj padie dhe këta persona janë a) gruaja e regjistruar si nene e fëmijës, b) gruaja qe kërkon te njihet si nene, dhe c) fëmija kur behet madhor. Padia e kundërshtimit te amësisë mund te ngrihet vetëm ne rastin e ekzistencës te amësisë se treguar ne aktin e lindjes. Me ane te kësaj padie, gruaja e regjistruar si nene e fëmijëskërkon te vërtetoje se ajo nuk është nena e vërtete dhe ne thelb kërkimi i saj ështëçnjohja e saj si nene e fëmijës e treguar ne aktin e lindjes, pra ajo kërkonkështu mosnjohjen e saj si nene legjitime, çnjohjen e saje si nene e fëmijës te regjistruar ne regjistrin e gjendjes civile. Ndërsa gruaja qe kërkon te njihet si nene, synon qe nëpërmjetkësaj padie, te vendoset çnjohja e amësisë se gruas te treguar ne aktin e lindjes dhe qe te vërtetohet, njihet se nena biologjike e fëmijësështë ne te vërtetë ajo.

E drejta e padisë  të kundërshtimit te amësisë e parashikuar në nenin 178 të Kodit të Familjes nuk u kalon trashëgimtarëve të paditësit, por gjykimi i filluar mund te vazhdoje prej tyre. Kjo padi mund te ngrihet edhe kundërtrashëgimtarëve te gruas te regjistruar si nene. E drejta e padisëpërkundërshtimin e amësisë nuk parashkruhet.