Zgjidhja para afatit e kontratës (marrëveshjes) së punës

Mosmarrveshjet në Punë

Zgjidhja e kontratës është shprehje e vullnetit të njërës palë në mënyrë të njëanshme dhe e detyrueshme për njoftim palës tjetër, duke respektuar formën dhe afate të caktuara për njoftim.

Kodi i Punës parashikon dy mënyra për zgjidhjen e kontratës së punës:

  1. zgjidhjen normale të kontratës së punës (duke respektuar afatin dhe procedurën e përcaktuar shprehimisht në ligj).
  2. zgjidhjen me efekt të menjëhershëm të kontratës individuale (pa respektuar afate njoftimi).

Kodi i Punës, në nenin 140, parashikon se kontratat lidhen me “kohëzgjatje të pacaktuar” dhe me “kohëzgjatje të caktuar”. Kontrata me kohëzgjatje të caktuar është lehtësisht e kuptueshme se përfundon në fund të kohës së parashikuar (mënyrë normale e zgjidhjes së saj parashikohet në nenet 149-152). Ndërsa kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar, që na intereson në rastin konkret, përfundon kur zgjidhet nga njëra palë, në fund të afatit të njoftimit (mënyra normale e zgjidhjes së saj parashikohet në nenet 141-148). Ndërkohë që forma e jashtëzakonshme e zgjidhjes së kontratës parashikohet në kreun XIV, pika “C”, “Zgjidhja e menjëhershme e kontratës” (nenet 153-158) dhe vlen si për kontratën me kohëzgjatje të caktuar, edhe për atë me kohëzgjatje të pacaktuar.

Procedura e zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi

Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedoj me të. Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur. Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit. Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës. Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë procedurë mbetet e vlefshme. I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar më lart është respektuar.

Sipas nenit 141: “Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit”. Ky nen jep në parim mënyrën e zgjidhjes së kontratës. Ligji e lë në vullnetin e njëanshëm të palës që të zgjidhë kontratën, duke respektuar afate të caktuara taksative njoftimi. Sipas nenit 143 të Kodit të Punës afati i njoftimit ndryshon, në varësi të

Përfundimi i kontratës  se punës me kohëzgjatje te pacaktuar

Kodi i Punës parashikon qe nëse palët nuk e përcaktojnë shprehimisht kohëzgjatjen e saj atëherë nga vete kuptimi i dispozitës kjo kontratë do te konsiderohet si një kontratë pa kohëzgjatje të caktuar.

Përfundimi i kontratës se punës me kohëzgjatje te pacaktuar kërkon plotësimin e dy kushteve qe te jete e rregull te cilat janë:

  • shprehje e vullnetit të njërës palë për zgjidhjen e kontratës;
  • respektimi i afatit të njoftimit.

Pra për zgjidhjen e kontratës se punës krahas vullnetit të shprehur  të secilës palë kontraktuese duhet te përfundojë afati i njoftimit për zgjidhje kontratë. Kontrata nuk quhet e përfunduar në momentin e marrjes dijeni për njoftimin, por ne momentin qe ky afat njoftimi është plotësuar.

Te dyja këto kushte duhet te jene kumulative me qellim qe përfundimi i marrëdhënies se punës te jete i rregullt. Megjithatë përjashtimisht punëdhënësi gëzon te drejtën qe te pezulloje ne mënyrë te menjëhershme nga puna punëmarrësin por me detyrimin për ti paguar pagën deri ne përfundimin e afatit te njoftimit për largimin nga puna.

Kërkesat ligjore te Kodit te Punës te cilat për zgjidhjen e kontratës se punës janë:

  1. Afati
  2. Procedura
  3. Shkaqet e justifikuara
  4. Shkaqet abuzive

 

1 - Afati i zgjidhjes se marrëdhënies se punës

Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:

  • një muaji, gjatë vitit të parë të punës,
  • dy muajsh për dy deri në pesë vjet punë,
  • tre muajsh për më shumë se pesë vjet punë.

Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj punë, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj punë. Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

2 - Procedurat e zgjidhjes se kontratës se punës

Neni 144 i Kodit te Punës parashikon procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës: “Pas kohës se marrjes ne prove kur punëdhënësi mendon të zgjidhe kontratën e punës, ai duhet te njoftoje me shkrim punëmarrësin te paktën 72 ore para takimit dhe te bisedoje me te. Punëdhënësi gjate kësaj bisede i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit për t’u marre dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur.

Punëdhënësi qe nuk respekton procedurën e përcaktuar ne këtë dispozite detyrohet të dëmshpërblejë punëmarrës me dy paga mujore, krahas dëmshpërblimeve të tjera që mund të përfitojë punëmarrësi

3 - Shkaqet e zgjidhjes se marrëdhënies se punës

Shkaqet e zgjidhjes  se marrëdhënies se punës nga ana e secilës pale duhet te jene te justifikuara sepse ne te kundërt, ne rast se njëra nga palët e zgjidh kontratën e punës pa shkaqet e justifikuara ajo do te përballet me sanksionet përkatëse te përcaktuara ne Kodin e Punës.

Ne baze te Nenit 153 te Kodit te Punës punëdhënësi dhe punëmarrësi ne çdo kohe mund te zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe te justifikuara. Vlerësohen si shkaqe te justifikuara te gjithë rrethanat e renda qe nuk lejojnë sipas parimit te mirëbesimit, t’i kërkohet atij qe ka zgjidhur kontratën vazhdim ne marrëdhënien e punës. Shkelja e detyrimeve kontraktuale me faj te rende me faj te lehte nga punëmarrësi ne mënyrë te përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim te punëdhënësit.

Neni 155 i Kodit të Punës parashikon rastet dhe pasoja zgjidhjes së kontratës së punës dhe pasojat në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar. Në këto raste punëmarrësi ka te drejtën e pagës qe do kishte fituar nëse marrëdhëniet e punës do te kishin përfunduar ne fund te afatit te njoftimit te parashikuar ne ligj ose ne përfundim te kontratës me afat te caktuar. Ne rastet e zgjidhjes se menjëhershme te pajustifikuar gjykata duke vlerësuar te gjitha rrethanat vendos një

dëmshpërblim jo me shume se paga e një viti punë.

Ne kontrata, kohëzgjatja e te cilave është me afat te caktuar do te ndodheshim para zgjidhjes se njëanshme te kontratës dhe me efekt të menjëhershëm kur një nga palët e zgjidh atë para mbarimit te afatit te përfundimit te saj. Ndërsa ne rastin e kontratave me kohëzgjatje te pacaktuar bazuar ne Nenin 143 pika 4 te Kodit te Punës do kishim zgjidhje me efekt te menjëhershëm te kontratës kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit te zgjidhjes se kontratës, qoftë ky afat njoftimi ligjor (Neni 143, paragrafi 2 dhe 3).

Ne rast se punëdhënësi e zgjidh kontratën ne mënyrë te menjëhershme dhe te pajustifikuar, pra para afatit te mbarimit te kontratës apo pa respektuar afatin e njoftimit dhe pa motiv justifikues.

  • Se pari: punëdhënësi ka te drejtën e pagës qe do te kishte fituar nëse marrëdhënia e punës do te kishte përfunduar ne afatin e caktuar nga kontrata apo deri ne përfundimin e  afatit te njoftimit te parashikuar me ligj apo me kontratë (Neni 143, paragrafi 2 dhe 3).
  • Se dyti: punëmarrësi ka te drejtën e një dëmshpërblimi jo me shume se paga e një viti punë. Vlerësimi i këtij dëmshpërblimi behet gjithmonë nga gjykata, bazuar në moshën, arsimimin, aftësinë për punë dhe rrethana të tjera që kanë të bëjnë me punëmarrësin.

4 - Shkaqet abuzive (jo te arsyeshme) te  zgjidhjes se kontratës se punës

Zgjidhja e kontratës se punës nga ana e punëdhënësit si rregull i përgjithshëm duhet te behet jo vetëm për shkaqe te justifikuara por edhe për shkaqe te arsyeshme. Na baze te Nenit 146 te Kodit te punës konsiderohet se një kontratë është zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme kur punëmarrësi ishte duke përmbushur detyrimin ligjor, zgjidhja e kontratës është bere për motive politike, racore, fetare...etj. pra siç shihet shkaqet e paarsyeshme ja te një natyre te tille, te cilat cenojnë drejtpërsëdrejti ndjenjën e personalitetit dhe te identitetit te punëmarrësit. Prandaj kur një marrëdhënie e punës zgjidhet për shkaqe te tilla, kontrata e punës do te konsiderohet e zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme.

Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme

Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur:

  • punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës;
  • punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor;
  • bëhet për motive të pandashme nga personaliteti i punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje legjitime me raportet e punës. Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore;
  • për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës;
  • bëhet për motive të anëtarësimit ose jo të punëmarrësit në sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit.

Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit. Në rastin kur motivi abuziv është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi.

Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.

Në rastin e zgjidhjes së pajustifikuar dhe pa shkaqe të arsyeshme të marrëdhënies së punës, punëmarrësi mund të përfitojë sipas rastit disa lloj dëmshpërblimesh:

  • dëmshpërblimi deri në 2 paga mujore për mosrespektim të procedurës nga punëdhënësi që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera (neni 144/4).
  • Dëmshpërblimi deri në një vit pagë që paguan punëdhënësi që zgjidh kontratën pa shkaqe të arsyeshme (neni 146/1 e 3), e cila i shtohet pagës që merr punëdhënësi gjatë afatit të njoftimit.
  • Shpërblimi për vjetërsi në punë (neni 145), që paguhet nga punëdhënësi kur marrëdhëniet kanë zgjatur mbi tre vjet, të cilit i shtohet shpërblimi që jepet për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme (dëmshpërblimi i mësipërm).