Manual përdorimi

Manual Përdorimi i portalit të Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS)

Ky manual i thjeshtë përdorimi shërben për t’iu udhëzuar në ndjekjen e hapave për përdorimin e portalit të TLAS.

Për të përdorur portalin e TLAS dhe për të përftuar shërbimet prej tij, ju nevojitet vetëm shërbimi i internetit. Portalin e TLAS mund ta aksesoni nga çdo kompjuter, telefon celular (smart) ose tablet.

Për të përdorur shërbimet e ofruara nga ky portal ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Shkruani në shfletuesin e internetit http://portal.tlas.org.al/.
2. Shtypni butonin “Kërkoni një avokat”.

3. Plotësoni të gjitha të dhënat tuaja sipas rubrikave të paraqitura në faqen e internetit. Plotësoni të gjitha të dhënat me kujdes. Fushat e përcaktuara me * janë të detyrueshme për t’u plotësuar.

 

4. Pasi të keni plotësuar të dhënat dhe dokumentet, nëse është e nevojshme, shtypni butonin “DERGO TANI”.
5. Përgjigja dhe trajtimi mbi çështjen tuaj do t’ju vijë në adresën e deklaruar të emailit.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë ju garanton se të dhënat tuaja personale do të ruhen në bazë të ligjit për të dhënat personale dhe konfidencialitetin e tyre.

Në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të dhënat personale ruhen në sistemin e portalit ekskluzivisht me lejen e përdoruesit dhe në kuadër të nevojës për funksionimin e portalit dhe ofrimin e shërbimeve dhe këshillimeve ligjore.

Detajet e ruajtura në portalin unik qeveritar do të ruhen nga administratori i portalit dhe ofruesit e shërbimit ligjor vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimit.