Parimet e ndihmës juridike
Dhënia e ndihmës juridike bazohet në parimet e mëposhtme:
a) aksesit të barabartë të individëve në ndihmën juridike;
b) barazisë dhe mosdiskriminimit të individëve që gëzojnë të drejtën për ndihmë juridike;
c) profesionalizmit në dhënien e shërbimit të ndihmës juridike;
ç) cilësisë, efiçencës dhe efikasitetit në kosto për shërbimet e ofruara të ndihmës juridike;
d) ruajtjes së konfidencialitetit;
dh) shmangies dhe parandalimit të konfliktit të interesit;
e) mbrojtjes së të drejtave të personave vulnerabël.
Parimet e parashikuara në këtë nen përbëjnë boshtin e të gjitha dispozitave të Ligjit nr. 111/2017 por, edhe të akteve nënligjore përkatëse të cilat janë miratuar tashmë. Respektimi i këtyre parimeve është i rëndësishëm për zbatimin e dispozitave të shprehura por, respektimi i tyre është i rëndësishëm edhe për qëllime të interpretimit dhe zbatimit të neneve të këtij ligji të cilat gjatë zbatimit praktik do të rezultojnë që nuk janë të shprehura në mënyrë literale qëndrime apo zgjidhje të ndryshme ligjore.
Në lidhje me parimet e parashikuara në këtë nen dhe për qëllime të ndihmës juridike dytësore, i referohemi edhe dispozitave përkatëse të Ligjit nr.55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” i cili në nenin 8 ‘Detyrat e avokatit’, ndër të tjera, parashikon se avokati, gjatë ushtrimit të profesionit, “... d) ofron shërbime ndaj personave përfitues të ndihmës juridike falas, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. Ky parashikim krijon bazën ligjore për detyrueshmërinë e vënies në dispozicion të avokatëve për ndihmën juridike falas dhe të zbatimit të parimeve përkatëse, etj., të parashikuara në legjislacionin përkatës. E njëjta frymë ligjore rezulton edhe nga përmbajtja e nenit 14 të Ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, një nga kushtet e ushtrimit të profesionit të avokatit është që avokati të zbatojë dispozitat ligjore dhe ato të parashikuara në Statutin e Dhomës së Avokatisë dhe në Kodin Etik të Avokatit.
Parimet e ndihmës juridike të radhitura në këtë nen janë në përputhje edhe me kërkesat përkatëse që burojnë nga KEDNJ dhe jurisprudenca e GJEDNJ, si dhe nga Direktivat përkatëse të BE.
a) Parimi i aksesit të barabartë të individëve në ndihmën juridike
Si duhet kuptuar aksesi i barabartë i individëve në ndihmën juridike? Aksesi i barabartë i individëve në ndihmën juridike do të thotë që nëse plotësohen kriteret objektive dhe kërkesat përkatëse të parashikuara në këtë ligj dhe në aktet përkatëse nënligjore, asnjë individi nuk mund t’i mohohet dhënia e ndihmës juridike përkatëse. Ky parim është i ndryshëm nga parimi i aksesit të barabartë në drejtësi por, është premisë themelore për aksesin e barabartë efektiv të individëve në drejtësi. Detyrimi i zbatimit të këtij parimi vjen edhe si detyrë e avokatit e parashikuar shprehimisht nga neni 8 gërma ‘b’ e Ligjit për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë[1]. Në lidhje me këtë, është përkatëse të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 18, pika 1, parashikon: “1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Për të qënë të barabartë përpara ligjit do të thotë edhe të kesh mundësi të barabarta për të aksesuar sistemin e drejtësisë.
b) Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit
Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit gjatë dhënies së ndihmës juridike bazohet dhe është në përputhje me parimin përkatës të parashikuar nga neni 18 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”. Leximi i këtij neni kushtetues orienton edhe për të kuptuar çfarë kupton dhënia e ndihmës juridike duke zbatuar parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit. Pra, askush nuk mund të diskriminohet në dhënien e ndihmës juridike, pavarësisht nga forma e saj, për shkak të gjinisë, racës, fesë, bindjeve politike, fetare a fiozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale apo përkatësia prindërore e kërkuesit të ndihmës. Në lidhje me gjendjen ekonomike të kërkuesit të ndihmës juridike, sigurisht parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit zbatohet bazuar në kriteret e përzgjedhshmërisë mbi gjendjen ekonomike të kërkuesit, në rastet kur përfituesi nuk i takon grupeve të veçanta dhe përzgjedhshmëria bëhet vetëm mbi bazën e kritereve objektive të lidhura me gjendjen ekonomike të kërkuesit.
Bazuar në nenin 18, pika 3, e Kushtetutës e cila parashikon se askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2 të nenit 18 nëse nuk ekziston një përligje e arsyeshme dhe objektive, duket përkatëse të kujtohet se ndërsa ky nen shpreh në mënyrë absolute që askush nuk mund të diskriminohet për asnjë nga arsyet e përmendura në pikën 2 të nenit 18, ai legjitimon devijimin nga ky parim për shkaqe të ligjshme dhe objektive. Ky devijim për këto shkaqe legjimohet edhe gjatë dhënies së ndihmës juridike, nëse me shkaqe objektive kuptojmë zbatimin me përpikmëri të kritereve të përzgjedhshmërisë, dhe arsye të përligjshme ne konsiderojmë interesin publik sipas përkufizimeve përkatëse, gjendje të jashtëzakonshme, si dhe lejimin e ushtrimit të funksioneve ligjore të organeve shtetërore përkatëse.
Jurisprudenca e GJEDNJ në çështjen Tawalib kundër Greqisë orienton në lidhje me domosdoshmërinë e respektimit të parimit të mosdiskriminimit gjatë dhënies së ndihmës juridike. Ndërkohë, në çështjen Biba kundër Greqisë, GJEDNJ në vendimin përkatës shprehet se GJEDNJ ka konstatuar shkelje të KEDNJ kur shteti nuk i ka ofruar ndihmë juridike një të huaji dhe një emigranti, në kushtet kur të dy këta kërkues kishin mungesë të të ardhurave.
Në lidhje me parimin e mosdiskriminimit, vlen të përmendet që Direktiva 2002/8/EC në nenin 1 ‘Qëllimet dhe objektivat’ parashikon: “Qëllimi i kësaj direktive është të përmirësojë aksesin në drejtësi në mosmarrëveshjet ndërkufitare duke vendosur minimumin e rregullave të përbashkëta në lidhje me ndihmën juridike në mosmarrëveshje të tilla”. Po kështu, në lidhje me këtë parim, kujtojmë përmbajtjen edhe të nenit 4 ‘Mosdiskriminimi’: “Shtetet Anëtare do të japin ndihmë juridike pa diskriminim në Qytetarët e Unionit dhe shtetasit e vendeve të treta që banojnë në mënyrë të ligjshme në një shtet anëtar”.
c) Parimi i profesionalizmit në dhënien e shërbimit të ndihmës juridike
Në lidhje me këtë parim, është e rëndësishme të konsiderojmë edhe dallimin midis ndihmës juridike parësore dhe ndihmës juridike dytësore. Në kushtet që kërkesa për profesionalizëm për ndihmën juridike dytësore që ofrohet nga avokatët e licencuar rrjedhin, mbi të gjitha, nga Ligji për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë[2] (neni 8, gërma ‘a’ dhe ‘c’) dhe Kodi Etik i Avokatëve (neni 8, pika ‘c’), ky nen mund të lexohet si theksim për rëndësinë e zbatimit të këtij parimi, veçanërisht në lidhje me ndihmën juridike parësore. Sipas Ligjit nr. 55/2018, parimi i profesionalizmit kërkon që avokati të kryejë detyrën e tij të ndarë nga besimet apo paragjykimet e tij personale, të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur me efektivitet të drejtat dhe interesat e klientëve të tij.
Pa kundërshtuar sa më sipër, profesionalizëm është edhe ofrimi i ndihmës juridike në përputhje me ligjin material dhe procedural dhe standardet përkatëse sipas KEDNJ dhe jurisprudencës përkatëse të GJEDNJ. Specializimi i avokatëve dhe ofruesve të tjerë i shërben zbatimit të parimit të profesionalizmit në fushën e ndihmës juridike. Të gjithë operatorët e ofrimit të ndihmës juridike parësore, pa përjashtuar edhe avokatët, duhet të maksimizojnë përpjekjet për profesionalizëm në dhënien e ndihmës juridike, pra, të njohjes së ligjit material e procedural, të të drejtave përkatëse ligjore e kushtetuese, etj., në funksion të aksesit efektiv në drejtësi të kërkuesve të ndihmës juridike.
Në lidhje më këtë, është e rëndësishme të mbahet parasysh se neni 39, gërma ‘c’ e Ligjit për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë parashikon shprehimisht se: “c) Mosofrimi i shërbimeve të ndihmës juridike të garantuara nga shteti”, ku përfshihet mosofrimi në mënyrën e duhur i shërbimeve të ndihmës juridike për përfituesit e ndihmës juridike dytësore, sipas legjislacionit në fuqi për ndihmën juridike të garantuara nga shteti”, është shkak për fillimin e procedimit displinor të avokatit të përzgjedhur dhe të listuar për të dhënë ndihmë juridike falas.
ç) Parimi i cilësisë, efiçencës dhe efikasitetit në kosto për shërbimet e ofruara të ndihmës juridike
Në lidhje me parimin e parashikuar në nenin 4 pika ç) mbi cilësinë, efiçencën dhe efikasitetin në kosto për shërbimet e ofruara të ndihmës juridike, kujtojmë që Direktiva 2002/8/EC parashikon në nenin 3 ‘E drejta për ndihmë juridike’: “1. Personat fizikë të përfshirë në një mosmarrëveshje të mbuluar nga kjo Direktivë kanë të drejtë të marrin ndihmë juridike të përshtatshme në mënyrë që të sigurohet aksesi efektiv në drejtësi në përputhjeme kushtet e përcaktuara në këtë Direktivë. 2. Ndihma juridike konsiderohet e përshtatshme kur garanton: (a) këshilla paragjyqësore me qëllim arritjen e një zgjidhje para ngritjes së procedurave ligjore; (b) ndihma juridike dhe përfaqësimi në gjykatë, dhe përjashtimi nga, ose ndihma me, kostot e procedurave të marrësit te ndihmës, përfshirë kostot e përmendura në nenin 7 dhe tarifat për personat e ngarkuar nga gjykata për të kryer akte gjatë procedurës”. Në lidhje me këtë, është e rëndësishme të mbahet parasysh se neni 39, gërma ‘c’, e Ligjit për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë parashikon shprehimisht se: “c) Mosofrimi i shërbimeve të ndihmës juridike të garantuara nga shteti”, ku përfshihet mosofrimi në mënyrën e duhur i shërbimeve të ndihmës juridike për përfituesit e ndihmës juridike dytësore, sipas legjislacionit në fuqi për ndihmën juridike të garantuara nga shteti”, është shkak për fillimin e procedimit displinor të avokatit të përzgjedhur dhe të listuar për të dhënë ndihmë juridike falas.
d) Parimi i ruajtjes së konfidencialitetit
Parimi i ruajtjes së konfidencialitetit buron nga interesi më i mirë i personit që kërkon ndihmë juridike falas, është parim i rëndësishëm i shërbimeve të avokatëve (neni 10 i Ligjit për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë), si dhe buron nga dispozita të tjera ligjore përkatëse, si p.sh. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 28 ‘Konfidencialiteti i të dhënave’: “Kontrolluesit, përpunuesit dhe personat, që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit. Këto të dhëna nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj”. Parimi i konfidencialitetit, mbi të gjitha, detyron avokatin të mos shpërndajë të dhënat personale të klientit të tij.
dh) Parimi i shmangies dhe parandalimit të konfliktit të interesit
Parimi i shmangies dhe parandalimit të konfliktit të interesit orientohet nga interesi më i mirë i kërkuesit të ndihmës juridike dhe është detyrim për t’u respektuar edhe në bazë të kërkesës përkatëse të parashikuar shprehimisht në Ligjin për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë (neni 9). Edhe neni 8 ‘Detyrat e Avokatit’, gërma ‘ç’, e këtij ligji, parashikon shprehimisht se avokati “ç) garanton mbrojtje ose përfaqësim transparent, në interesin më të mirë të klientit që përfaqëson, nëpërmjet parandalimit të konfliktit të interesit;...”.
e) Parimi i mbrojtjes së të drejtave të personave në nevojë
Ky parim i rëndësishëm duhet kuptuar që dhënia e ndihmës juridike, pavarësisht nga forma e ndihmës juridike, duhet të udhëhiqet vetëm nga mbrojtja e të drejtave të personave vulnerabël, kërkues të ndihmës juridike falas. Ky parim duhet lexuar në mënyrë të lidhur, veçanërisht, me parimin e besnikërisë ndaj klientit të parashikuar si parim i detyrueshëm për zbatim nga Ligji për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë[3] (neni 3). Edhe neni 8 ‘Detyrat e Avokatit’ gërma ‘ç’ e kёtij ligji, parashikon shprehimisht se avokati “ç) garanton mbrojtje ose përfaqësim transparent, në interesin më të mirë të klientit që përfaqëson, nëpërmjet parandalimit të konfliktit të interesit;...”. Parimi i besnikërisë i kërkon avokatit që në çdo shkallë të çështjes së tij të bëjë përpjekje vetëm në interes të klientit të tij, dhe nuk e lejon atë që në të ardhmen të mbrojë të drejtat dhe interesat e palës kundërshtare.
Në lidhje me këtë parim, përmendim orientimin përkatës të GJEDNJ mbi mundësinë e zgjedhjes nga përfituesi të avokatit të ndihmës juridike. Neni 6 (3) (c) i KEDNJ përcakton shprehimisht se: “Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: c. Të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë”. Leximi literal të orienton që avokati mund të zgjidhet në rastet kur nuk ofrohet ndihmë juridike. Pavarësisht nga kjo, GJEDNJ ka vendosur që personat të cilëve u jepet ndihmë juridike falas jo gjithmonë mund të zgjedhin avokatin. E drejta për t’u mbrojtur nga një avokat i zgjedhur mund të jetë subjekt i kufizimeve kur e kërkon Ligji. Në çështjen Croissant kundër Gjermanisё, GJEDNJ vlerësoi se dëshirat e aplikantit nuk duhet të injorohen por, duke marrë parasysh interesat e drejtësisë, zgjedhja e avokatit është e drejtё për shtetin[4]. Bazuar në sa më sipër, edhe në rastet kur përfituesi i ndihmës juridike nuk e ka zgjedhur vetë avokatin, parimi i ruajtjes së konfidencialitetit, i mbrojtjes së të drejtave të personave në nevojë, dhe të gjitha parimet e tjera, janë të zbatueshme me të njëjtën kërkesë si në rastin kur avokati zgjidhet sipas dëshirës së kërkuesit të ndihmës juridike.
Parimi i etikës detyron avokatin që gjatë veprimtarisë së tij të mos bëjë veprime ose mosveprime të cilat ulin figurën e avokatit dhe besimin e publikut në këtë profesion. Parimi i integritetit thërret që avokatët në detyrën e tyre të jenë të ndershëm dhe të vërtetë me klientët e tyre.
Kodi Etik i Avokatit është një tërësi rregullash të detyrueshme për avokatin, i cili miratohet me Vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë. Rëndësia e tij si një burim normash të detyrueshëm për avokatin rezulton nga pëmbajtja e nenit 8 të ligjit “Për Avokatinë” në të cilën parashikohet se Avokati, gjatë ushtrimit të profesionit, vepron në respekt të legjislacionit në fuqi, Statutit të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, si dhe rregullave të Kodit Etik të Avokatit. Pra, Kodi Etik i Avokatit i miratuar me vendimin nr.31 datë 12.11.2005[5] të Këshillit Kombëtar të Avokatisë, vendoset përkrah ligjit në fuqi dhe Statutit të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, duke i dhënë rregullave të tij fuqi detyruese të njëjtë me aktet e mëparshme, për sa kohë nuk vjen në kundërshtim me to. E njëjta frymë ligjore rezulton edhe nga përmbajtja e nenit 14 të Ligjit 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, një nga kushtet e ushtrimit të profesionit të avokatit është që ky të zbatojë dispozitat ligjore dhe ato të parashikuara në statut dhe në Kodin Etik të Avokatit.
Komentet
Monimili
Wed, 06/09/2023 - 22:12
stromectol 12mg online. Equipment for high-pressure homogenization is used to create stable emulsions and nanoemulsions for oral and topical medications.
Monimili
Wed, 06/09/2023 - 22:55
Cenforce pill. Educational institutions can incorporate medication safety into disaster preparedness training to prepare students for emergencies.
Balak_wqot
Thu, 07/09/2023 - 03:51
Удобная противогололедная стрейч-пленка
производство стрейч пленки производство стрейч пленки.
Gella_lroa
Thu, 07/09/2023 - 04:19
Недорогие мешки для мусора в продаже
мешки для мусора мешки для мусора оптом.
ceftriaxone via...
Thu, 07/09/2023 - 07:44
I pay a quick visit every day a few websites and information sites
to read articles, however this webpage provides feature based writing.
گریسون
Thu, 07/09/2023 - 15:07
Fantastic beat ! I wish to apprentice while you amend your web site, how could i subscribe for a blog website?
The account helped me a appropriate deal. I were tiny bit
familiar of this your broadcast offered brilliant transparent concept
Cele_taot
Fri, 08/09/2023 - 13:29
Защитите свой бизнес с помощью стрейч-пленки
производство стрейч пленки производство стрейч пленки.
chat gpt login
Fri, 08/09/2023 - 14:33
I'm extremely pleased to find this site. I need to to thank you for
ones time just for this wonderful read!! I definitely appreciated every
bit of it and I have you book-marked to look
at new information in your web site.
Zanna_kxmn
Fri, 08/09/2023 - 16:10
Оптимальное размещение для Вашего бизнеса — полипропиленовые мешки
мешок полипропиленовый мешки полипропиленовые.
nudeai
Fri, 08/09/2023 - 20:38
Hello my loved one! I wish to say that this post is amazing,
great written and include approximately all significant infos.
I would like to peer extra posts like this .
catalytci converter
Fri, 08/09/2023 - 22:21
WOW just what I was searching for. Came here by searching
for Stolen catalytic converter
remoção de víru...
Sat, 09/09/2023 - 06:53
Hello there! Would you mind if I share your blog with my zynga group?
There's a lot of folks that I think would really enjoy
your content. Please let me know. Cheers
touch-screen dell
Sat, 09/09/2023 - 09:13
Pretty! This has been an incredibly wonderful post.
Thank you for providing this info.
slot88
Sat, 09/09/2023 - 14:15
slot88
屏東房屋翻修
Sat, 09/09/2023 - 15:09
Thank you for the auspicious writeup. It if truth be told
was a entertainment account it. Look complex to more added agreeable
from you! However, how can we be in contact?
web page
Sat, 09/09/2023 - 19:37
Wow, awesome weblog layout! How long have you ever been blogging for?
you made blogging glance easy. The whole look of your site is magnificent, as neatly as the content!
LarryThync
Wed, 17/04/2024 - 18:23
<a href=https://kwork.com/offpageseo/32787558/we-create-your-own-seo-network-of-... sites
We generate a web of privately-owned blog network sites!
Merits of our self-owned blog network:
We carry out everything SO THAT GOOGLE doesn't grasp THAT this A private blog network!!!
1- We purchase domain names from various registrars
2- The leading site is hosted on a VPS hosting (VPS is high-speed hosting)
3- The rest of the sites are on various hostings
4- We attribute a unique Google profile to each site with confirmation in Search Console.
5- We create websites on WordPress, we don't utilize plugins with assistance from which Trojans penetrate and through which pages on your websites are produced.
6- We don't reproduce templates and utilise only unique text and pictures
We don't work with website design; the client, if desired, can then edit the websites to suit his wishes
Farr_lkot
Sat, 09/09/2023 - 21:42
Надежный и надежный способ хранения продуктов - стрейч-пленка
пленка стрейч оптом стрейч пленка москва.
wakanda33
Sat, 09/09/2023 - 22:11
Thanks to my father who told me about this weblog, this web site is truly
amazing.
gobAlbug
Sun, 10/09/2023 - 01:06
liquid cialis where to buy tadalafil sanofi cialis
دندانپزشکی کودک...
Sun, 10/09/2023 - 01:39
متخصص دندانپزشکی کودکان در اصفهان
Lonel_whPt
Sun, 10/09/2023 - 01:57
Настоящее время для продажи мешков для строительного мусора
мешки для строительного мусора купить мешки для строительного мусора.
ceftriaxone for...
Sun, 10/09/2023 - 04:42
Everyone loves what you guys are up too. This kind of clever work
and reporting! Keep up the excellent works guys I've incorporated you guys
to my blogroll.
Rajaplay
Sun, 10/09/2023 - 07:35
I’m not that much of a online reader to be honest but your blogs really nice, keep it up!
I'll go ahead and bookmark your site to come back later on.
Cheers
Rimer_faot
Sun, 10/09/2023 - 19:32
Широкий ассортимент стрейч пленки для дома и бизнеса
пленка стрейч оптом стрейч пленка москва.
Amazon
Sun, 10/09/2023 - 20:42
I seriously love your site.. Great colors & theme.
Did you create this website yourself? Please reply back as I'm hoping to create my own personal site and would love to find out
where you got this from or exactly what the theme is called.
Thanks!
Silan_rpPt
Sun, 10/09/2023 - 21:54
Купите мешки для строительного мусора от профессионального производителя
мешки для строительного мусора цена мешки для строительного мусора цена.
Diell_icmn
Sun, 10/09/2023 - 22:51
Экономия средств и простота хранения — полипропиленовые мешки
мешок полипропиленовый мешки полипропиленовые.
BoombdaM
Mon, 11/09/2023 - 00:08
cialis time to work free trial cialis canada pharmacy cialis
ai geberated porn
Mon, 11/09/2023 - 01:34
Please let me know if you're looking for
a writer for your weblog. You have some really
good articles and I believe I would be a good asset. If you ever want to take some of the load off,
I'd absolutely love to write some content for your blog in exchange for a link back to mine.
Please blast me an e-mail if interested. Regards!
passive income
Mon, 11/09/2023 - 03:26
Undeniably believe that that you said. Your favourite justification seemed to
be at the net the simplest thing to take into accout of.
I say to you, I definitely get annoyed even as other people think about concerns that
they plainly do not know about. You controlled to
hit the nail upon the top and outlined out the entire thing
with no need side-effects , other folks can take a signal.
Will likely be back to get more. Thank you
seo banda
Mon, 11/09/2023 - 11:49
After I initially left a comment I seem to have clicked the -Notify me when new comments are added- checkbox and now every time a comment is added I recieve four emails with the same comment.
Perhaps there is a means you are able to remove me from that service?
Thanks!
Microsoft
Mon, 11/09/2023 - 12:53
I have been exploring for a little for any high-quality
articles or weblog posts on this kind of house . Exploring in Yahoo
I at last stumbled upon this site. Studying this info So i am happy to convey that
I have an incredibly just right uncanny feeling
I discovered just what I needed. I most for sure will make
sure to don?t fail to remember this website and provides it a look on a
constant basis.
ceftriaxone hs ...
Mon, 11/09/2023 - 15:17
Pretty section of content. I just stumbled upon your weblog and in accession capital to assert that I
get actually enjoyed account your blog posts.
Any way I will be subscribing to your feeds and even I achievement
you access consistently quickly.
Maer_vzoa
Mon, 11/09/2023 - 15:59
Заказывайте лучшие мешки для мусора по привлекательной цене
мешки для мусора мешки для мусора от производителя.
protein thuc vat
Mon, 11/09/2023 - 20:08
I've been exploring for a little bit for any high quality
articles or blog posts on this kind of house . Exploring in Yahoo I eventually stumbled upon this
website. Studying this info So i am satisfied to express that
I've a very just right uncanny feeling I came upon exactly what I needed.
I most for sure will make certain to do not overlook this web site and give
it a look on a relentless basis.
Ceke_pvot
Mon, 11/09/2023 - 22:42
Простой способ использовать стрейч-пленку для защиты продукции
стрейч пленка пленка стрейч оптом.
Fari_jlPt
Tue, 12/09/2023 - 00:13
Купить надежные мешки для строительного мусора для Вашей организации
мешки для строительного мусора мешки для строительного мусора от производителя.
meshki_gqOl
Tue, 12/09/2023 - 12:27
Оформить заказ на мешки для мусора
мешки для мусора мешки для мусора.
Catal_izOn
Tue, 12/09/2023 - 21:45
Доставка полиэтиленовых мешков
мешки полиэтиленовые полиэтиленовые мешки оптом.
Weslo_riPt
Tue, 12/09/2023 - 23:13
Лучшие цены на мешки для строительного мусора для Вашего предприятия
мешки для строительного мусора цена мешки для строительного мусора цена.
Gerra_amoa
Wed, 13/09/2023 - 01:14
Заказывайте лучшие мешки для мусора по привлекательной цене
пакеты для мусора мешки для мусора.
Outdoor Lounge ...
Wed, 13/09/2023 - 02:54
Hi, its good article regarding media print, we
all be familiar with media is a great source of information.
Interior Reside...
Wed, 13/09/2023 - 06:30
You need to be a part of a contest for one of the most useful sites online.
I am going to highly recommend this blog!
lihat disini
Wed, 13/09/2023 - 08:33
Every weekend i used to visit this site, as i wish
for enjoyment, as this this site conations in fact pleasant funny stuff too.
Cilyn_qost
Wed, 13/09/2023 - 10:42
Плюсы Ношения Бахил
бахилы оптом бахилы одноразовые.
rent rolls royc...
Wed, 13/09/2023 - 11:34
Magnificent beat ! I wish to apprentice while you amend your site,
how could i subscribe for a blog site? The account helped me a acceptable deal.
I had been a little bit acquainted of this your broadcast offered bright clear concept
kampus millennial
Wed, 13/09/2023 - 18:38
I am sure this piece of writing has touched all the
internet viewers, its really really good article on building
up new website.
Bahim_mrsl
Wed, 13/09/2023 - 22:56
Оптовая доставка бахил
бахилы цена бахилы оптом.
meshki_rzpt
Thu, 14/09/2023 - 02:27
Гарантированное качество мешков для мусора по доступной цене
мешки для мусора мешки для мусора.
Pages