Masa për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje

Familjare

Kodi i Familjes ka parashikuar dhe masa urgjente në rast të mosrespektimit të detyrimeve që rrjedhin nga martesa. Sipas nenit 61 të tij, “Masat urgjente” është parashikuar se: “Në qoftë se njëri nga bashkëshortët nuk plotëson ne mënyrë të dukshme detyrimet e tij dhe vë në rrezik interesat e familjes, gjykata, me kërkesën e bashkëshortit tjetër, mund të përcaktojë të gjitha masat urgjente që lidhen me ta. Zgjatja e masave te parashikuara në këtë nen duhet të jetë e përcaktuar dhe në asnjë rast të mos i kalojë 3 vjet”. Ndërsa në  nenin 62 të Kodit të Familjes parashikohet marrja e masave urgjente kundër dhunës bashkëshortore dhe në mbrojtje të familjes, duke detyruar dhunuesin të largohet nga banesa bashkëshortore.

Rregullimet e mesiperme, u plotësua me ligjin nr. 9669/2006 i ndryshuar “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.Masat e percaktuara në këtë ligj  janë të llojeve të ndryshme, (nenin 10 të  ligjit nr. 9669/2006), si:

  • të karakterit parandalues/mbrojtës): detyrimi i dhunuesit të mos kryejë ose të kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje; detyrimi të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me viktimën; detyrimi të mos i afrohet viktimës dhe vendbanimit ose vendit të punës në një distancë të caktuar; largimi i menjëhershëm të dhunuesit nga banesa për një afat kohor të caktuar në urdhërin e mbrojtjes së gjykatës dhe lejimin për të mos hyrë në banesë pa një autorizim nga vetë gjykata; posedimin e banesës prej viktimës; vendosja e viktimës dhe të miturit në strehime të përkohshme, ndalimi i hyrjes ose qëndrimit në banesën e përkohshme a të përhershme të viktimës, ose në ndonjë pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë, apo posedimit të saj nga ana e dhunuesit; shoqërimin e dhunuesit prej nje personi të autorizuar nga gjykata,konfiskimi i armës;
  • të karakterit ekonomik: pagimi i qirasë së banesës në favor të viktimës, pagimin e   detyrimit ushqimor, detyrimin për pagesat periodike;
  • për mbrojtjen e të miturve: kufizimi ose ndalimi i dhunuesit të takohet me fëmijën; kalimi i kujdestarisë së përkohshme të fëmijës vetëm tek viktima; heqja e përkohshme e përgjegjësisë prindërore ndaj dhunuesit.
  • të karakterit rehabilitues, si për viktimën ashtu edhe për dhunuesin nëpërmjet krijimit të qendrave të posaçme dhe programeve të përshtatshme

Në të parashikohen masat mbrojtëse, që vendosen nga gjykata si: urdhrat e menjëhershëm mbrojtës dhe urdhrat mbrojtës.  Megjithatë, duhet sqaruar se, urdhrat mbrojtës nuk janë zëvendësuese të procedimit penal. Ato nuk mund të ndalojnë procesin penal ndaj dhunuesit kur janë kryer vepra penale, duke përfshirë kanosje, sulme, ose forma të tjera dhune.

Mbrojtja nga dhuna në marrëdhëniet familjare rregullohet më me hollësi nga Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”.

Ky ligj ka për qëllim:

Parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore.
Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave meaftësi të kufizuar.

Subjektet që mbrohen nga ky ligj janë të gjithë personat e cilësuar si më poshtë:

  • bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish–bashkëshorti/ja apo ish partneri/ja bashkëjetues;
  • vëllezërit, motrat, gjinia në vijë të drejtë, përfshirë prindërit adoptues dhe fëmijët eadoptuar;
  • bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja i personave të parashikuar në shkronjën “b”;
  • gjinia në vijë të drejtë, përfshirë edhe prindërit, edhe fëmijët e adoptuar të bashkëshortit/esose bashkëjetuesit/es;
  • vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit/es nëse kanë bashkëjetuar gjatë 3 muajve të fundit;
  • fëmijët e bashkëshortëve apo partnerëve bashkëjetues.

Në rast të dhunës në familje, viktima mund t’i drejtohet me anë të një kërkese postës së policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet), njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki),qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit tëvendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, për të marrë masat e nevojshme. Çdo person që konstaton një rast të ushtrimit të dhunës në familje mund t’u drejtohet meanë të një kërkese autoriteteve të mësipërme për të ndërmarrë masat e nevojshme. 

Masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje

1. Mbrojtja ndaj dhunës në familje, në zbatim të këtij ligji, do të sigurohet me këto mënyra:

  • duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojëse do të kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditësit/es (viktimës) apo pjesëtarëve të tjerë të familjes së viktimës;
  • duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos cenojë, ngacmojë,kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; 
  • duke larguar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor tëcaktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës;
  • duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet përtej një distance tëcaktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligjiapo siç emërtohet në urdhër;
  • duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet shtëpisë, vendit tëpunës, banesës së familjes së origjinës apo banesës së çiftit të ardhshëm ose të personave të tjerë dhepër më tepër shkollës së fëmijëve, ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga viktima, mepërjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune; 
  • duke vendosur menjëherë viktimën/at dhe të miturit në strehime të përkohshme, dukembajtur parasysh në çdo rast interesin më të lartë, atë të të miturit;
  • duke kufizuar ose duke ndaluar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të takohet me fëmijën eviktimës, sipas kushteve të cilat mund të jenë të përshtatshme;
  • duke i ndaluar të paditurit/ës (dhunuesit/es) hyrjen ose qëndrimin në banesën e përkohshmeapo të përhershme të viktimës, ose në ndonjë pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë apo të posedimit të dhunuesit;
  • duke urdhëruar një person të autorizuar nga gjykata (punonjës i rendit ose përmbaruesgjyqësor) që të shoqërojë viktimën ose të paditurin/ën (dhunuesin/en) deri në banesën e viktimës dhetë mbikëqyrë largimin e pasurisë personale;
  • duke urdhëruar organet zbatuese të ligjit që të sekuestrojnë çdo armë që i përket dhunuesitgjatë kontrollit të kryer apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij;
  • duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të lejojë viktimën të posedojë banesën tëcilën e përdorin së bashku viktima dhe dhunuesi/ja ose ndonjë pjesë të saj;
  • duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të paguajë qeranë e banesës sëpërhershme apo të përkohshme të viktimës, si dhe detyrimin ushqimor për viktimën, fëmijët apopjesëtarë të tjerë të familjes që ka në ngarkim; 
  • për sa kohë urdhri mbrojtës është në fuqi, trajtimi i pasurisë kryhet në përputhje me Kodin eFamiljes, nenet 57, 58 dhe 60;
  •  duke i kaluar viktimës të drejtën e kujdestarisë së përkohshme mbi fëmijët dhe duke i hequrpërkohësisht përgjegjësinë prindërore të paditurit/ës (dhunuesit/es); 
  • duke vendosur dhe duke urdhëruar sipas rastit (në kompetencë të gjykatës) ndërhyrjen eshërbimeve sociale, publike apo private të vendbanimit ose pranë organizatave që kanë si qëllimmbështetjen dhe pritjen e personave të dhunuar në familje;
  • duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të bëjë një pagesë periodike në favor tëpersonave bashkëjetues, të cilët, për efekt të masës së mësipërme, mbeten të privuar nga mjetet ejetesës. Për të siguruar pagesën, gjykata mund të vendosë që shuma të derdhet nga punëdhënësi nëfavor të përfituesit. Një vendim i tillë përbën titull ekzekutiv;
  • duke përfshirë viktimën e dhunës në familje në programe rehabilitimi;
  • duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të marrë pjesë në programe rehabilitimi;nëse i/e padituri/a (dhunuesi/ja) urdhërohet të shkojë në një program rehabilitimi, përgjegjësve tëprogramit u kërkohet të raportojnë çdo javë në gjykatë nëse dhunuesi e ndjek apo merr pjesë në të.Nëse i/e padituri/a (dhunuesi/ja) nuk merr pjesë, atëherë, me kërkesë të subjekteve të parashikuara nganeni 13 i këtij ligji, gjykata e thërret këtë përpara saj dhe zbaton dispozitat përkatëse të Kodit Penal,për pengimin e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. 

Në urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar me vendim gjykate, mund të parashikohen disa ngamasat mbrojtëse të parashikuara më lart.

Organi kompetent për lëshimin e urdhrave mbrojtës në rastin e dhunës në familje është gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar.

Për të vendosur sigurimin e masave mbrojtëse të përmendura në nenin 10 të këtij ligji, gjykatalëshon urdhra mbrojtjeje dhe urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje.

Pala e interesuar mund t’i kërkojë gjykatës, sipas rastit, konform dispozitave të këtij ligji,lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, pa kërkuar paraprakisht nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm tëmbrojtjes. 

Pasi gjykata të ketë lëshuar një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, pala e interesuar mundtë kërkojë lëshimin e një urdhri mbrojtës, siç parashikohet në këtë ligj. Urdhri mbrojtës përkatësshërben për të rikonfirmuar vazhdimësinë e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe siguronmasat mbrojtëse të përcaktuara më lart.

Kërkesën për urdhër mbrojtjeje mund ta paraqesin:

  • vetë viktima;
  • përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës;
  • policia / prokuroria.

Kërkesën për urdhër mbrojtjeje të një të mituri mund ta paraqesin:

  • prindi ose kujdestari i të miturit;
  • përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës;
  • të afërmit;
  • përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin epërhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për ushtrimin e dhunës;
  • qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, tënjohura/licencuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje mund ta paraqesin:

  • vetë viktima;
  • përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës;
  • policia/prokuroria;
  • personi me të cilin viktima ka marrëdhënie familjare;
  • përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin epërhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për ushtrimin e dhunës;
  • qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, tënjohura/licencuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Në rastin kur kërkesa është paraqitur nga policia/prokuroria, tërheqja e viktimës ngaprocesi nuk sjell si pasojë mosgjykimin e çështjes së filluar.

Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes duhet të përmbajë edhe:

  • të dhëna personale rreth familjes ose marrëdhënieve farefisnore mes viktimës dhe dhunuesit;
  • përshkrimin e qartë të fakteve dhe rrethanave, në të cilat ka ndodhur akti i dhunës në familje, duke përfshirë arsyet që sqarojnë cenimin e sigurisë, të shëndetit apo të mirëqenies sëviktimës nga i/e padituri/a (dhunuesi/ja) të parashikuara në nenin 3 pikat 1 dhe 2 të këtij ligji;
  • masat mbrojtëse të posaçme që kërkohen;
  • nënshkrimin e kërkuesit.

2. Kërkesë-padia për urdhër mbrojtjeje mund të paraqitet në çdo kohë para gjykatës nga ana e personave që legjitimohen për ta kërkuar atë. Në rastet kur kërkohet ndihmë e menjëhershme,kërkesa mund të plotësohet dhe të paraqitet pranë komisariatit më të afërt të policisë dhe punonjësi i policisë vepron në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

3. Për hartimin e kërkesë-padisë, përgatitjen e akteve dhe paraqitjen e tyre në gjykatë kërkuesiasistohet nga një avokat falas.

4. Kërkuesi shkarkohet nga taksat e gjykatës. Me daljen e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimetgjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje. Në rast të kundërt, shpenzimet gjyqësorei ngarkohen kërkuesit.

5. Kërkesë-padia regjistrohet në një regjistër të veçantë dhe protokollohet ditën e dorëzimit të saj.

Provat që duhet t’i paraqiten gjykatës mund të jenë: dëshmi, raporte të policisë, raportmjekësor, akt-ekspertimi, ekzaminime dhe shpjegime/pohime të palëve, dokumente të tjera të lëshuaranga punonjësit e zyrës së shërbimeve sociale pranë njësive vendore, dokumente të lëshuara ngapersona juridikë (OJF), të regjistruara sipas dispozitave në fuqi.

Gjykata vendos shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes brenda 15 ditëve pas pranimit të kërkesës.

Gjykata mund të lëshojë me vendim një urdhër mbrojtjeje vetëm ndaj dhunuesit të përmendur në kërkesë-padi.

Gjykata vendos në lidhje me kërkesën për mbrojtje të menjëhershme të një të mituribrenda 24 orëve, pasparashtrimit të kërkesës dhe për subjektet e tjera të dhunës në marrëdhëniet familjare, brenda 48 orëve pas parashtrimit të kërkesës.

Kundër vendimit përkatës të gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjesmund të bëhet ankim i veçantë në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

Vendimi gjyqësor, i cili përmban urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv që në momentin që shpallet (ose u njoftohet palëve). Gjykata lëshon njëurdhër ekzekutimi në të njëjtën kohë që lëshon urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes.