Njohje dhe Kundërshtim Atësise
Sipas Kodit të Familjes atesia e femijes se lindur nga martesa provohet nga akti i lindjes, i rregjistruar ne rregjistrat e gjendjes civile, ndersa atesia e femijes se lindur jashte martese mund te vendosen me ane te njohjes vullnetare ose nepermjet nje vendimi gjyqesor.
Njohja vullnetare e atësisë.
Njohja e atesise trajtohet ne nenet 181 dhe 182 te Kodit te Familjes, te cilat permbajne rregullat dhe menyrat e njohjes se atesise se femijes se lindur jashte martese.
Sipas paragrafit te pare te nenit 181 “ Ate i femijes se lindur jashte martese eshte personi madhor qe e njeh femijen si te tij.”Kjo lloj njohje duhet të bëhet personalisht nga personi që pretendon se është ati i fëmijës.Njohja e atësisë së një fëmije ka karakter individual. Format qe ati njeh femijen e lindur jashte martese jane në dy menyra:
- duke deklaruar para nepunesit te gjendjes civile se ai pranon te jete ati i femijes.
- me testament, duke e bërë testamentin në një formë të caktuar ligjore
Njohja mund të bëhet pranë nëpunësit të gjëndje civile të vendbanimit të personit që bën njohjen, por mund të bëhet edhe pranë vendbanimit të fëmijës që kërkon të njihet si fëmijë i tij. Njohjen e bere nga ana e atit vihet ne dijeni edhe nena dhe ajo duhet të japë pelqimin, pasi njohja ka efekte edhe per te si nene. Kjo njohje eshte e vlefshme dhe rregjistrohet ne rregjistrat e gjendjes civile, vetem kur per njohjen jep pelqimin nena e femijes, te cilen e lajmeron nepunesi i gjendjes civile. Kur nena e kundershton kete njohje ose nuk pergjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmerimit, burri qe e ka njohur femijen si te tij mund te ngreje padi para gjykates kompetente per te vertetuar se ai eshte i ati i femijes.( 181/2). E drejta e padise parashkruhet me kalimin e 1 viti nga data e marrjes se lajmerimit nga nepunesi I gjendjes civile, per mospranimin nga ana e nenes.
Ashtu si edhe per amesine edhe per atesine, parashikohet si forme e njohjes se femijes edhe njohja e femijes me testament.
b. Vërtetimi i atësisë me vendim gyqesor
Atesia e femijes se lindur jashte martese, sipas percaktimeve te bera ne nenin 183, mund te vertetohet dhe me padi drejtuar gjykates.Ne ket raste duhet te ngrihet padia per vertetimin e atesise se nje femije te lindur jashte martese.
Ne paragrafin e pare te kesaj dispozite eshte shprehur se “ Padia per vertetimin e atesise se nje femije te lindur jashte martese mund te ngrihet nga nena e femijes edhe kur ajo eshte e mitur ose nga kujdestari i saj, me pelqimin e gjykates “
Te drejten per te ngritur padinë për vërtetimin e atësisë së fëmijës së lindur jashtëmartese paragrafi i pare i nenit 183 ja njeh nenes se femijes edhe kur ajo eshte e mitur. Kjo padi per vertetimin e atesise ngrihet kunder personit qe nena pretendon se eshte ati i femijes se lindur nga mardheniet jashtemartesore. E drjeta e padise se nenes parashkruhet me kalimin e 3 vjeteve nga lindja e femijes.
Të drejtën e ngritjes së padisë ligjvënësi ia ka njohur edhe fëmijës kur bëhet madhor. Një përcaktim i tillë del nga neni 183 i Kodit të Familjes. Kjo padi mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të të atit për të cilin pretendohet të njihet atësia. Kjo lloj padie nuk parashkruhet.
Padia per kundershtimin e atesise ka per qellim qe te kundershtoje ( cnjohe )atesine e femijes te treguar ne aktin e lindjes dhe te rregjistruar ne gjendjen civile si nje femije i lindur gjate marteses, kur ky fakt nuk i pergjigjet se vertetes.
Kushtet per ngritjen e kesaj padie jane te lidhur me statusin e femijes se dy prinderve te lidhur me martese. Pra femija duhet te kete lindur gjate kohes se vazhdimit te marteses. Ky femije qe ka lindur gjate marteses prezumohet se ka per at bashkeshortin e nenes. Per kete arsye rregjistrimi i femijes ne aktet e gjendjes civile behet duke u shenuar si at bashkshorti i nenes.Edhe femija qe ka lindur brenda 300 diteve nga zgjidhja e marteses ose nga shpallja e pavlefshmerise se marteses prezumohet se ka per ate ish-bashkshortin e nenes.
Ne nenet 184, 185, 186, te K.F. percaktohen subjektet qe kane te drejte te ngrene padine e kundershtimit te atesise, kushtet qe duhet te ekzistojne per ngritjen e padise dhe afatet brenda te cileve mund te ushtrohet kjo padi. Kundershtimi i atesise se nje femije te lindur gjate marteses mund te behet vetem me vendim gjyqesor: Ne baze te ketyre dispozitave, te drejten e ngritjes se padise se kundershtimit te atesise e kane vetem keta persona:
- ati i prezumuar i fëmijës
- nena e femijes
- femija kur behet madhor