Për ish të përndjekurit

Ndihmë ekonomike, përkrahje sociale dhe sigurime shoqërore

Statusi i të përndjekurve politikë

Përndjekje politike, që më poshtë do të quhet "përndjekje",quhet çdo veprim ose mosveprim i kryer që nga data 8.11.1941 derimë datën 22.3.1992 nga ana e çdo formacioni ose individi të armatosur, e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e sigurimit të shtetit,e policisë, e ushtrisë apo nga ana e organeve të pushtetit lokal me urdhër ose vendim të organeve partiake, luftarake, shtetërore apo të gjykatave të komunistëve shqiptarë, kur ky veprim ose mosveprim ka shkaktuar humbjen e jetës, të lirisë, të të drejtave qytetare, cilësimin kulak, i deklasuar, si dhe çdo privim tjetër nga pjesëmarrja në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të individit për hir të bindjeve apo qëndrimit të tij politik a fetar.

Të  përndjekurit politikë sipas këtij statusi ndahen në pesë kategori:                                                       

  • Persona që kanë humbur jetën ose janë të sëmurë psikikpër shkak të përndjekjes.
  • Persona që janë dënuar me heqje lirie ose kanë qëndruarnë arrati brenda vendit për shkak të përndjekjes.
  • Persona që janë dënuar me internim, dëbim për shkak të përndjekjes; persona shqiptarë që kanë pasur shtetësi të huaj, sot shtetas shqiptar, e që kanë jetuar në kampe përqendrimi të ngritura posaçërisht për ta.
  • Persona që kanë humbur të drejtat qytetare, kulakët efshatit, të deklasuarit dhe ata që kanë pësuar privime të llojevetë ndryshme për shkak të përndjekjes.       
  • Persona, të cilët megjithëse plotësojnë kushtet për t'ukategorizuar në një nga kategoritë e mësipërme, nuk përfitojnë tëdrejtën e këtij statusi.

Nuk përfitojnë tëdrejtën e këtij statusi:

  • Nomenklatura e lartë komuniste sipas kritereve të miratuara nga ana e Këshillit të Ministrave.
  • Bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, dëshmitarë tëgjyqeve politike, aktiviteti i të cilëve ka çuar direkt në krime si vrasje , burgime, internime, dëbime etj. të qytetarëve.
  • Të dënuarit politikë ,që në përbërjen e vendimit tëgjykatës, pjesën e krimit të vjedhjes, grabitjes, vrasjes,plagosjes së rëndë e kanë të barabartë ose më të madh se dënimi politik, si dhe përdhunuesit.
  • Të dënuarit ose të internuarit politikë, të cilët nëpërbërjen e dënimit të tyre politik kanë edhe nene ordinere tëpërmendura në pikën "c" të këtij neni dhe përpara këtij dënimijanë dënuar edhe dy herë të tjera për motivet e vjedhjes e të grabitjes, pavarësisht nga masa e dënimit.
  • Personat e kategorizuar sipas nenit 3 pika "d", kur iu kahumbur e drejta morale për t'u quajtur të tillë për shkak të mohimit publik të bindjeve të tyre politike ose të mohimit tëlidhjeve me personat e tyre të afërt të kategorizuar sipas nenit 3 pikat a, b, c dhe d, kur kjo gjë vërtetohet me shkrim nga vetë personi i përndjekur sipas pikave të mësipërme, shkak ipërndjekjes.
  • Në rast se personi ka vdekur ,këtë e vendos gjykata mepropozim të kryesive dhe të Shoqatës të të Dënuarve dhe tëPersekutuarve Politikë të lagjes ose fshatit ku banon ose kabanuar.
  • Ata që vërtetohet nga Gjykata e Kasacionit se kanë qenëkrerë të lartë të organeve të dhunës, terrorit dhe spiunazhit dhekanë bashkëpunuar me pushtuesit.

Kompensimi pasuror i të përndjekurve politikë do të quhet:

Shpërblimi i menjëhershëm me të holla, pensioni jetësor, kompensim rroge, tokë, lokal dhe forma të tjera përfitimi material, të cilat do t'i jepen personit të përndjekur ose familjes së tij kur ai ka vdekur, pa kthim, në kompensim të jetës, humbjes së lirisë, punës së papaguar dhe vuajtjeve, duke pasur si qëllim kryesor krijimin e kushteve dhe të mundësive për  një integrim sa më të shpejtë të tij dhe të familjes së tij në jetën normale ekonomiko-shoqërore të vendit tonë. Forma e kompensimit pasuror përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.

Periudha e vuajtjes se dënimit/Pagesa mujore ne leke.

  • 1 deri ne 5 vjet             1 500
  • 5 deri ne 10 vjet           2 000
  • 10 deri ne 15 vjet         2 500
  • 15 deri ne 20 vjet         3 000
  • 20 deri ne 30 vjet         3 500
  • Te pushkatuar             5 000

Qeveria me anë të akteve të veçanta të saj do t'iu garantojë krijimin e lehtësirave dhe të përparësive të kërkesave të tyre individuale, apo kolektive në fushat e mëposhtme të veprimtarisë ekonomike, financiare dhe sociale:

  • Në fushën e privatizimit të pronës shtetërore
  • Në fushën e dhënies së kredive
  • Në fushën e ndërtimeve dhe strehimit
  • Në fushën e turizmit
  • Në fushën e arsimit dhe të kualifikimit
  • Në fushën e punësimit brenda dhe jashtë vendit
  • Në fushën e realizimit të programeve të ndryshme ekonomike dhe sociale kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Në fushën e shërbimit shëndetësor

E drejta e statusit është personale. Të drejtat pasurore që rrjedhin nga ky status mund të transmetohen tek trashëgimtarët sipas dispozitave të Kodit Civil mbi trashëgiminë.

Dokumentet e vlefshme për dhënien e të drejtës së statusit janë këto:

Për pikën a:

  • Vërtetimi i Komisionit të Ministrisë së Rendit ose Ministrisë së Drejtësisë kur personi është vrarë ose ka vdekur për shkak të përndjekjes.
  • Raport mjeko-ligjor i kohës kur personi i përndjekur ka humbur gjykimin për shkak të përndjekjes, si dhe raport mjeko-ligjor i sotëm ku të vërtetohet se kjo gjendje vazhdon edhe sot, ose deri në datën e vdekjes në rastet kur i përndjekuri nuk jeton më. Shkalla e sëmundjes që përfiton të drejtat e pikës "a “përcaktohen nga një komision i ngritur posaçërisht për këtë qëllim nga Ministria e Shëndetësisë.

Për pikën b:

  • Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë për  kohën e ndejtjes në burg.
  • Vendim të gjykatave të sotme që vërtetojnë kohëzgjatjen e ndejtjes në arrati në rastin e të arratisurve brenda vendit.

Për pikën c:

  • Vendime të gjykatave ose komisioneve të internimeve ose të Ministrisë së Rendit Publik.

Për pikën d:

  • Dëshmitë e personave të dënuar ose të internuar, shkaktarë të përndjekjes të personave të tjerë, por jo më larg se nipi ose mbesa, në të dy kuptimet, si dhe çdo dëshmi tjetër dokumentare , vendim gjykate ose jo, që do të vërtetojë përndjekjen e kujtdo për shkak të lidhjeve të tij farefisnore ose shoqërore me persona të përndjekur që përfshihen në nenin 3 pikat  a, b dhe c, duke përfshirë dhe rastet që përshkruhen në nenin 6 të këtij ligji.

Në të gjitha rastet kur nuk është e mundur të sigurohen dëshmitë e dokumentuara të kohës kur është kryer përndjekja, të gjithë personave të interesuar iu lind e drejta që çështjen ta zgjidhin me gjyq.

Dëmshpërblimii Ish të Dënuarve Politikë

Objekt i ligjit Nr.9831, datë 12.11.2007 “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKËTË REGJIMIT KOMUNIST” është përcaktimi i përfituesve, masës, kritereve dhe procedurës së përfitimit të dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur persekutimin e drejtpërdrejtë në regjimin komunist, nëpërmjet kryerjes së dënimeve penale të padrejta, si burgim apo masa mjekësore të detyrueshme, si pasojë e një apo disa vendimeve penale të formës së prerë të gjykatave të zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991.

Qëllimi i këtij ligji është dhënia e dëmshpërblimit financiar nga shteti shqiptar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, për familjarët e viktimave të ekzekutuara dhe personat e internuar ose të dëbuar në kampe, si një angazhim i shtetit demokratik në dënimin e krimeve të regjimit totalitar komunist dhe garantimin për ta të një jete më të mire.

Me dënim penal të padrejtë, në kuptim të këtij ligji, për efekt të dëmshpërblimit, nënkuptohet dënimi kapital ose çdo ditë heqje lirie, izolimi, internimi apo dëbimi, për vepra penale politike, në institucionet penitenciare apo një institucion mjekësor, psikiatrik apo jo psikiatrik, për shkak të një:

a) vendimi apo urdhri hetuesie me vdekje, i ekzekutuar gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991;

b) vendimi dënim me burgim të përjetshëm;

c) vendimi dënim me burgim;

ç) vendimi dënim me mjekim të detyruar;

d) vendimi dënim me vendosje në një institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik;

dh) urdhri nga hetuesia;

e) vendimi dënim me vdekje, i pa ekzekutuar, si pasojë e rrëzimit të sistemit komunist më 1.10.1991;

ë) vendimi, urdhri hetuesie apo vendimi administrativ politik për internim ose dëbim;

f) akti administrativ apo dokumenti zyrtar që provon internimin në kampe me rrethim me tela me gjemba.

I dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991;
  • heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji;
  • të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht;
  • të kenë fituar pafajësinë, sipas ligjit nr. 7541, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar;
  • sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë  “gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”.

Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit, të internuarit ose të dëbuarit politikë do të jetë si më poshtë:

  • çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, sipas kritereve të këtij ligji, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë;
  • për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1 000 (një mijë) lekë në ditë;
  • për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave është autoriteti përgjegjës që miraton dëmshpërblimin financiar.

Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, do të ndahet, në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni, dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe jo më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve të ish të dënuarve politikë.

Shpërndarja e dëmshpërblimit për kategorinë e subjekteve përfituese parësore, për të njëjtin këst, do të kryhet sipas kësaj radhe:

  • ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;
  • ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
  • ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;
  • ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
  • ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
  • ish të dënuarit politikë që jetojnë, në momentin e dhënies së pagesës, dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Me kryerjen e pagesës, për të gjitha subjektet parësore, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës e kështu me radhë.

I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.